Sot, e martë, më 1 shkurt 2022, Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës – BSPK-së, z. Atdhe Hykolli, priti në takim konsultativ anëtarët e Komisionit Profesional Trepalësh për Legjislacion nga radhët e BSPK-së, znj. Leonora Lokaj, z. Blendor Shatri dhe z. Ali Gashi, për tu konsultuar dhe diskutuar lidhur me draftin e Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës, çështje kjo që do të shqyrtohet më tej në përbërjen e plotë të këtij Komisioni i cili funksionon në kuadër të Këshillit Ekonomiko-Social (KES).