Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BPSK) është një asociacion i sindikatave të pavarura, e themeluar në vitin 1990. BSPK është organizatë sindikale demokratike dhe apolitike. Ajo karakterizohet nga anëtarësimi vullnetar, mos diskriminimi në baza kombësie, feje, bindjeje politike, statusi social, apo niveli arsimor, si dhe nga pavarësia prej partive politike, organeve të pushtetit dhe bashkësive fetare.
Misioni i BSPK-së është të qëndrojë në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve dhe synon realizimin e avancimin e tyre përkundrejt qeverisë apo punëdhënësve.
Prioritet e BSPK-së janë:
Prioritet dhe qëllimet kryesore të veprimtarisë së BSPK-së janë:
Udhëheqesia e BSPK-së
BSPK-ja në Konfederaten e Sindikatave të lira Botërore ITUC
BSPK-ja është Konfederata Sindikale e vetme në Kosovë e antarësuar në Konfederaten e Sindikatave të lira Botërore ITUC me seli në Bruksel si dhe vëzhguese në Konfederatën sindikale Europiane ETUC me seli në Bruksel.
Kliko në nyjet më poshtë për të vizituar web-faqet e këtyre organizatave.
Partnerët
Avni Ajdini u lind me 09.09.1954 ne Rahovic te Preshevës. Shkollën e mesme e përfundoi në
Mitrovicë ndërsa Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore dega e kimisë e në Prishtinë me
datën 12.3.1988, ku mori titullin Profesorit të Kimisë. Fakultetin e Teknologjisë e përfundoi në
Beograd në vitin 1980.
Prej vitit 1980 punoi në Institutin e Mbrojtjes dhe Industrisë IMN Kosova, si drejtor i prodhimit
derisa në hynën masat e dhunshme. Në vitin 1990 në këtë ndërmarrje u formua shoqata
sindiakale ku u zgjodh kryetar i kësaj shoqate. Nga kjo shoqatë sindikale u kriju Federata e
Ndërtimtarisë SPNPK Kosova. Në vitin 1990 kjo Federatë iu bashkua Bashkimit të Sindikatave
të Pavarura të Kosovës - BSPK, Kryetar i së cilës ishte Hajrullah Gorani. Nga ky vit BSPK me
Federata e saj ka bërë punë të palodhme për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive sindikale.
Ne kuadër të Federatës së Ndërtimtarisë filloi me funksionin e sekretarit të federatës deri në vitin
1990. Në vitin 2000 u zgjodh kryetar i Federatës për 2 mandate . Ndërsa në vitin 2011 u zgjodh
nënkryetar i BSPK. Në shtator të vitit 2017 në kongresin e VII-të zgjedhor BSPK u zgjodh
kryetar i BSPK. Në mandatin e kryetarit të BSPK qëllimin kryesor e ka mbrojtjen e të drejtave
të punëtorëve përmes avancimit të ligjeve dhe implemtimit te tyre dhe kontributin maksimal në
zhvillimin e qështjeve sociale ekonomike për të mirën e vendit tonë Republikën e Kosovës.
Sindikatat e Pavarura të Kosovës, më vonë Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (shkurt BSPK), si asociacion jopartiak, u themelua në periudhën e vlimeve të mëdha politike, mu atëherë kur bëhej fjalë për rrënimin e autonomisë së Kosovës dhe kërcënimet serioze të qenies shqiptare në trevat etnike brenda kufijve të shtetit jugosllav. Në atë periudhë kohore, zhvillimet politike ishin të atilla, saqë të drejtat e punëtorëve ishin vetëm një segment i të drejtave që po i humbiste populli shqiptar i Kosovës, prandaj, në rradhë të parë, nevojë imediate e kohës ishte mbrojtja e qenies kombëtare. Konform këtyre zhvillimeve misioni i këtij subjekti sindikal ishte mbrojtja e identitetit kombëtar në kuadër të së cilës do të bëhej mbrojtja e së drejtës për punë.
Pra mbështetur në keto, mund të thuhet se BSPK-ja asokohe kishte ngjyrime politike, për çfarë e dokumenton edhe motoja e përherëshme e kësaj sindikate me slloganin: "Pa Liri Kombëtare, nuk ka as Liri Sindikale". Edhe pse tubimi i parë i veprimtarisë sindikale u mbajt në objektin e Institutit Albanologjik të Prishtinës, ku edhe u zgjodh Këshilli Nismëtar, BSPK si subjekt sindikal u formësua në Kongresin e Parë, i cili u mbajt në Pallatin e Kulturës të qytetit në Gjakovë, duke filluar me punime me 30.06.1990 e deri me 01.07.1990, me pjesmarrjen e rreth 600 delegatëve, me ç'rast Hajrullah Gorani u zgjodh Kryetar, i cili edhe njihet si kryetar i parë i sindikatave të Kosovës.
Sipas vendimeve të këtij Kongresi po ashtu me aklamacion, u zgjodh një trup punues me emertimin "Këshilli Koordinues", që në fakt e përbënin anëtarë nga lista e Këshillit nismëtar dhe për detyrë kishin themelimin e degevë sindikale. Ky këshill luajti rolin e Kryesisë së BSPK-së deri në Kuvendin e Parë zgjedhor. BSPK-ja si asociacion sindikal, me aktivitetet e veta do t'u prijë të gjitha zhvillimeve politike që ndodhen ne atë periudhë, siç është shpallja e Deklaratës Kushtetuese me 2 korrik 1990, ndërsa pas grevës së 3 shtatorit 1990, delegatët e Kuvendit të Kosovës do ta miratojnë me 7 shtator 1990, ne Kaçanik edhe Kushtetutën e Parë të Republikës së Kosovës.
Pos kësaj BSPK-ja do të ketë një rol të rëndësishëm edhe në zhvillimet e tjera politike. Veprimtarët sindikalë dhanë kontribut të çmuar edhe në luftën për çlirimin e Kosovës, duke u inkuadruar në Ushtrinë ?‡lirimtare të saj, e që ndër të parët u radhit Hamzë Jashari, i cili më herët ishte edhe anëtar i Kryesisë së Sindikatës së Pavarur të Metalistëve të Kosoves. BSPK-ja edhe pas çlirimit do të luaj një rol të fuqishëm, veçanërisht në rindërtimin dhe zhvillimin e të gjitha segmenteve per formësimin e shtetit të Kosoves.
Leonora N. Lokaj (1985), lindi në
Pobergjë (Voksh) të Komunës së Deçanit. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu
në vendlindje, ndërsa Fakultetin Juridik pan Universitetit “Hasan Prishtina” në
Prishtinë. Aktualisht është Master i Shkencave Juridike-Financiare. Ka punuar në
Doganën e Kosovës dhe që nga viti 2009 është e angazhuar në aktivitete
sindikale, fillimisht si anëtare e kryesisë, anëtare e komisioneve të ndryshme
brenda Sindikatës së Pavarur të Doganës së Kosovës dhe së fundi ishte duke
ushtruar mandatit e dytë të Sekretares së SPDK-së. Që nga Shtatori i vitit 2017
është zgjedhur nga Këshilli Drejtues i BSPK-së në pozitën e Nënkryetares së
Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.