Një historik i shkurtë. Sindikatat e Pavarura të Kosovës, më vonë Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (shkurt BSPK), si asociacion jopartiak, u themelua në periudhën e vlimeve të mëdha politike, mu atëherë kur bëhej fjalë për rrënimin e autonomisë së Kosovës dhe kërcënimet serioze të qenies shqiptare në trevat etnike brenda kufijve të shtetit jugosllav. Në atë periudhë kohore, zhvillimet politike ishin të atilla, saqë të drejtat e punëtorëve ishin vetëm një segment i të drejtave që po i humbiste populli shqiptar i Kosovës, prandaj, në rradhë të parë, nevojë imediate e kohës ishte mbrojtja e qenies kombëtare. Konform këtyre zhvillimeve misioni i këtij subjekti sindikal ishte mbrojtja e identitetit kombëtar në kuadër të së cilës do të bëhej mbrojtja e së drejtës për punë.

Pra mbështetur në keto, mund të thuhet se BSPK-ja asokohe kishte ngjyrime politike, për çfarë e dokumenton edhe motoja e përherëshme e kësaj sindikate me slloganin: "Pa Liri Kombëtare, nuk ka as Liri Sindikale". Edhe pse tubimi i parë i veprimtarisë sindikale u mbajt në objektin e Institutit Albanologjik të Prishtinës, ku edhe u zgjodh Këshilli Nismëtar, BSPK si subjekt sindikal u formësua në Kongresin e Parë, i cili u mbajt në Pallatin e Kulturës të qytetit në Gjakovë, duke filluar me punime me 30.06.1990 e deri me 01.07.1990, me pjesmarrjen e rreth 600 delegatëve, me ç'rast Hajrullah Gorani u zgjodh Kryetar, i cili edhe njihet si kryetar i parë i sindikatave të Kosovës.

Sipas vendimeve të këtij Kongresi po ashtu me aklamacion, u zgjodh një trup punues me emertimin "Këshilli Koordinues", që në fakt e përbënin anëtarë nga lista e Këshillit nismëtar dhe për detyrë kishin themelimin e degevë sindikale. Ky këshill luajti rolin e Kryesisë së BSPK-së deri në Kuvendin e Parë zgjedhor. BSPK-ja si asociacion sindikal, me aktivitetet e veta do t'u prijë të gjitha zhvillimeve politike që ndodhen ne atë periudhë, siç është shpallja e Deklaratës Kushtetuese me 2 korrik 1990, ndërsa pas grevës së 3 shtatorit 1990, delegatët e Kuvendit të Kosovës do ta miratojnë me 7 shtator 1990, ne Kaçanik edhe Kushtetutën e Parë të Republikës së Kosovës.

Pos kësaj BSPK-ja do të ketë një rol të rëndësishëm edhe në zhvillimet e tjera politike. Veprimtarët sindikalë dhanë kontribut të çmuar edhe në luftën për çlirimin e Kosovës, duke u inkuadruar në Ushtrinë ?‡lirimtare të saj, e që ndër të parët u radhit Hamzë Jashari, i cili më herët ishte edhe anëtar i Kryesisë së Sindikatës së Pavarur të Metalistëve të Kosoves. BSPK-ja edhe pas çlirimit do të luaj një rol të fuqishëm, veçanërisht në rindërtimin dhe zhvillimin e të gjitha segmenteve per formësimin e shtetit të Kosoves.

Haxhi Arifi - Kryetar
Qershor 2010

Prioritetet e BSPK-së Faqja në Përpunim e sipër.

 

 

 

 

 

 

 

 

  • organigrammm

STATUTI I BASHKIMIT T?‹ SINDIKATAVE T?‹ PAVARURA T?‹ KOSOV?‹S
 

Neni 1

Parimet e përgjithshme


1.    Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) është Konfederatë e Sindikatave/Federatave, vullnetarisht të anëtarësuara dhe të organizuara sipas veprimtarive ekonomike dhe profesionale.

2.    Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) përfaqëson interesat e përbashkëta ekonomike, sociale dhe kulturore të të punësuarve, të anëtarësuar në Sindikatat/Federatat sindikale, anëtare të saj.

3.    Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) është e pavarur nga Qeveria, organizatat e punëdhënësve dhe partitë politike.

4.    Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) gëzon të drejtën e anëtarsimit në Organizata Ndërkombëtare Sindikale.

5.    Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) promovon parimet e të drejtës sociale e demokratike, respektimin e standardeve ndërkombëtare duke insistuar në ratifikimin dhe implementimin e Konventave të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), Rezolutat Sociale të Europës, si dhe në respektimin e të drejtave njerzore dhe sindikale.

Neni 2

1.    Emërtimi i plotë i organizatës është: “Bashkimi i Sindikatave të Pavaruar të Kosovës”.

2.    Shkurtesa e saj është: “BSPK”.

3.    Në komunikimin ndërkombëtar BSPK-ë shfrytëzon emërtimin në gjuhën angleze “The Union of Independent Unions of  Kosovo”.

4.    Selia e BSPK-së është në adresën: Rr. “Nëna Terezë”, Nr. 35, 10 000 Prishtinë, Kosovë.

5.    BSPK-ë ka statusin e personit juridik, me status kushtetues ligjor të posaçëm (organizatë Sui-generis).



Neni 3

1.    BSPK-ë ka emblemën e vet, në formë katërkëndëshi, me kombinim të ngjyrave të verdhës, të kuqës dhe të zezës. Përmbi emblemën qëndron mbishkrimi me shkurtesën BSPK.

2.    BSPK-ë ka flamurin e vet, i cili përmban emblemën me prapavijë të bardhë.

3.    BSPK-ë ka vulën e rrumbullakët, me emërtimin e plotë dhe selinë.

4.    Teksti në vulën e BSPK-së shkruhet në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës.

5.    BSPK-ë ka vulën në formë të katërkëndëshit me emërtimin e plotë të BSPK-së dhe selinë e saj e cila shërben për evidentimin e shkresave zyrtare.

6.    Sindikatat/Federatat anëtare të BSPK-së, në shkresat zyratre obligohen që së bashku më emblemën e tyre t’a përdorin edhe emblemën e BSPK-së.

 

Neni 4

Qëllimet e BSPK-së

 

1.    BSPK-ë ushtron veprimtarinë e saj për një shoqëri në të cilën të gjithë të punësuarit dhe qytetarët, do të gëzojnë të drejtë në punë dhe jetë dinjitoze, realizimin dhe mbrojtjen e interesave ekonomike, sociale, edukative dhe kulturore, e në veçanti:

Respektimin e të drejtave themelore të të punësuarve;

  • Zhvillimin e dialogut social në nivel vendi;
  • Hartimin, negocimin, nënshkrimin dhe implementimin e marrëveshjeve kolektive në nivel vendi;
  • Promovimin e politikave për krijimin e kushteve dinjitoze për punë, për të gjithë të punësuarit;
  • Angazhimin për zhvillimin e sistemit të përgjithshëm të sigurimit social në të cilin do të kenë qasje të gjithë të punësuarit;
  • Angazhimin për eliminimin e çdo lloj diskriminimi nga marrëdhënia e punës;
  • Angazhimin për legjislacion bashkëkohorë që sanksionon dhe mbronë të drejtat e punëtorëve duke bërë propozime konkrete pranë organeve ligjdhënëse;
  • Rregullullimin e raporteve ndërsindikale, si dhe zgjidhjen e konflikteve eventuale me qëllim të forcimit të unitetit dhe fuqisë sindikale;
  • Bashkëpunimin reciprok me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe organizatat e punëdhënësve në kuadër të partneritetit në nivel vendi.

 

Neni 5

Përgjegjësitë e BSPK-së

 

1.    BSPK-ë është përgjegjëse për:

 

  • Përfaqësimin e interesave të përbashkëta të anëtarësisë së saj;
  • Udhëheqjen e dialugut social në nivel vendi;
  • Promovimin e sindikalizmit si formë e organizimit të lirë të të punësuarve, për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre;
  •  Koordinimin e anëtareve lidhur me qështjet e përbashkëta;
  • Ofrimin e mbështetjes për anëtarët të saj;
  • Përfaqsimin e anëtarëve në negociata dhe diskutimet me të gjitha organet dhe institucionet relevante të interesit;
  • Përfaqësimin në organizatat ndërkombëtare në të cilat BSPK-ja është e anëtarësuar dhe ku mund t’i shpreh qëndrimet e veta, si dhe ti mbrojë interesat e anëtarësisë së saj.


Neni 6

Format e veprimit dhe presionit sindikal

1.    Për realizimin e qëllimeve të veta BSPK-ë përdorë të gjitha format ligjore të veprimit sindikal, siç janë:

 

  • Dialogimi me partnerët social;
  • Hartimin, negocimin dhe nënshkrimin e Marrëveshjes Kolektive në nivel vendi;
  • Informimin e drejtë dhe të vazhdueshëm për të gjithë të punësuarit;
  • Ndërmerrë aktivitete adekuate solidare, në pajtim me programin dhe Statutin e vet;
  • Protesta;
Greva.


Neni 7

1.    Greva është mjeti i fundit i presionit sindikal dhe organizohet kur dështojnë të gjitha përpjekjet për zgjedhjen e konfliktit me mjete tjera ligjore.

2.    I gjithë organizimi dhe rrjedha e grevës bëhet sipas Ligjit mbi Grevat i Republikës së Kosovës.

 

Neni 8

Anëtarësia

1.    BSPK-ja është organizim sindikal në nivel konfederate, që përfaqëson organizimet sindikale në nivel vendi.

2.    Anëtare të BSPK-së janë Sindikatat/Federatat, të cilat përfaqësojnë punëtorët në bazë të sektorit dhe profesionit të caktuar.

3.    Një organizat sindikale në nivel të Sindikatës/Federatës, mund të jetë anëtare e BSPK-së vetëm me përmbushjen e kritereve të Statutit të BSPK-së.

4.    Anëtarësimi në BSPK-ë bëhet sipas vullnetit të lirë të Sindikatave/Federatave, duke respektuar vendimet e organeve përfaqësuese të tyre.

 

Neni 9

Kushtet e anëtarësimit në BSPK

1.    Për tu anëtarësuar në BSPK-ë Sindikata/Federata duhet t`i plotësojnë këto kushte:

 

  1.  Vendimin e organit më të lartë vendimmarrës;
  2.  Statuti i Sindikatës/Federatës duhet të jetë i harmonizuar me dispozitat e Statutit të BSPK-së;
  3.  Numri i anëtarëve të Sindikatës/Federatës duhet të jetë së paku 500 (pesëqind) sipas deklaratave të plotësuara për anëtarësim dhe dëshmitë për pagesën e kuotës;
  4.  Statusin e anëtarit në cilësinë e vëzhguesit në Këshillin Drejtues dhe Kryesinë Ekzekutive, do ta gëzojnë subjektet sindikale të cilat kanë më pak se 500 (pesëqind) anëtarë dhe të cilët paguajnë me rregull kuotën e anëtarësisë, ndërsa të njejtit kanë të drejtën e përfaqësimit në Kongresin e BSPK-së vetëm me Kryetarin e Sindikatës;
  5.  Pranimi i Sindikatave/Federatave në BSPK-ë bëhet me përmbushjen e kritereve  nga paragrafet 1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni. Konstatimin për përmbushjen e këtyre kritereve e bënë Kryesia Ekzekutive, ndërsa vendimin e merrë Këshilli Drejtues i BSPK-së;
  6.  Pala e pakënaqur mund të parashtron ankesë pranë Këshillit Drejtues, si organ i shkallës së dytë, në afatin prej 15 (pesëmbëdhjet) ditësh nga dita e dorëzimit të vendimit.

Neni 10

Të drejtat dhe obligimet e anëtarëve të BSPK-së

1.    Të drejtat e anëtarëve të BSPK-së janë:

a.    Të përfaqësohen në të gjitha organet e BSPK-së, sipas kritereve të parapara me këtë Statut;

b.    Të iniciojnë veprime sindikale sipas procedurave të parapara me Statut;

c.    Të mbrojë autonominë e tyre në përputhje me dispozitat e këtij Statuti;

d.    Të drejtën e ndihmës profesionale nga BSPK-ja.

2. Sindikatat/Federatat, anëtare të BSPK-së, kanë këto obligime:

a.   Të paguajnë rregullisht kuotën e anëtarësisë sindikale në BSPK-ë, në lartësinë prej

     10% në muaj, nga totali i anëtarësisë së Sindikatave/Federatave;

b.   Shlyerja e të gjitha borxheve financiare ndaj BSPK-së, duhet të bëhet deri në fund të

      çdo viti kalendarik;

d.   Të zbatojnë vendimet e organeve të BSPK-së.

Neni 11

Largimi i Sindikatave/Federatave nga BSPK-ja

1.Sindikatat/Federatat humbin statusin e anëtarit të BSPK-së, për këto arsye:

a.    Në rast të shkeljes së parimeve themelore të këtij Statuti;

b.    Anëtarësimi i dyfishtë edhe në ndonjë Konfederatë tjetër në nivel vendi;

c.    Për mospagesën e anëtarësisë prej 3 (tre) muajsh rradhazi ose gjatë një viti kalendarik.

2.Detyrimet që rrjedhin nga dispozitat e këtij Statuti nuk do të pushojnë, derisa të përfundojë procedura sipas Nenit 10, paragrafi 2, pikat b dhe c;

3.  Propozimin për heqjen e të drejtës së anëtarit të BSPK-së e jep Kryesia Ekzekutive, ndërsa vendimin e merrë Këshilli Drejtues i BSPK-së.

Neni 12

Organizimi regjional i BSPK-së

1.    Këshilli Drejtues formon Zyret Regjionale varësisht me nevojat, mundësitë dhe interesat e anëtarësisë sindikale.

2.    Puna e Zyreve Regjionale do të rregullohet me akt të veçantë juridik, të cilin e nxjerrë Këshilli Drejtues i BSPK-së.

3.    Zyret Regjionale shtrihen në tërë teritorin e Republikës së Kosovës.

4.    Koordinatori i Zyreve Regjionale emërohet nga Kryetari i BSPK-së, me propozimin paraprak nga Shoqatat Sindikale të regjionit përkatës.

5.    Shkarkimi i Koordinatorit të Zyreve Regjionale bëhet nga Kryetari i BSPK-së.



Neni 13

Rrjeti i Gruas i BSPK-së

1.    Rrjeti Gruas i BSPK-së është strukturë organizative e BSPK-së;

2.    Rrjeti i Gruas  është bartës i projekteve me rëndësi të veçantë gjinore dhe përbëhet nga delegatet të cilat përfaqësojnë anëtaret e Sindikatave-Federatave;

3.    Zgjedhja e delegateve dhe funksioni i Rrjetit të Gruas bëhet sipas mënyrës të përcaktuar me Rregulloren e Punës të Rrjetit të Gruas;

4.    Kriteret për përfaqësim në Kuvendin e Rrjetit të Gruas i cakton Këshilli Drejtues i BSPK-së;

5.    Kryetarja e Rrjetit të Gruas, në bazë të funksionit është anëtare me të drejta të plota në Kongres, Këshillin Drejues dhe në Kryesinë Ekzekutive të BSPK-së;

6.    Me qëllim të realizimit të objektivave të veta dhe funksionimit të tij, Rrjeti i Gruas do të gëzojë mjete financiare, e cila do të rregullohet me aktin juridik mbi menaxhimin e financave të BSPK-së.

Neni 14

Rrjeti i të Rinjëve i BSPK-së

1.    Rrjeti i të Rinjëve është strukturë organizative e BSPK-së;

2.    Rrjeti i të rinjëve të BSPK-së është kompetent për përfaqësimin e anëtarëve të moshës rinore të BSPK-së, deri në moshën 35 vjeçare;

3.    Rrjeti i të rinjëve është bartës i projekteve me rëndësi të veçantë për të rinjët, me qëllim të promovimit të rinisë në shoqëri;

4.    Rrjeti i të rinjëve përbëhet nga delegatët të cilat përfaqësojnë anëtaret e Sindikatave/Federatave;

5.    Kriteret për përfaqësim në Kuvendin e Rrjetit të të Rinjëve i cakton Këshilli Drejtues i BSPK-së;

6.    Zgjedhja e delegateve dhe funksioni i Rrjetit të të Rinjëve bëhet sipas mënyrës të përcaktuar me Rregulloren e Punës të Rrjetit të të Rinjëve;

7.    Kryetari/ja i Rrjetit të të Rinjëve, në bazë të funksionit është anëtar me të drejta të plota në Kongres, Këshillin Drejues dhe Kryesinë Ekzekutive të BSPK-së;

8.    Me qëllim të realizimit të objektivave të veta dhe funksionimit të tij, Rrjeti i të Rinjëve do të gëzojë mjete financiare, e cila do të rregullohet me aktin juridik mbi menaxhimin e financave të BSPK-së.

 

Neni 15

Organet e BSPK-së

Organet e BSPK-së janë

 

  1.  Kongresi i BSPK-së;
  2.  Këshilli Drejtues i BSPK-së;
  3.  Kryesia Ekzekutive e BSPK-së;
  4.  Kryetari i BSPK-së.

Neni 16

Kongresi i BSPK-së

 

  1. Kongresi është organi më i lartë i BSPK-së;
  2. Kongresi mblidhet një herë në 5 (pesë) vite;
  3. Vendimin për thirrjen e Kongresit e merrë Këshilli Drejtues me shumicë votash, së paku dy muaj para mbajtjes së tij;
  4. Kongresi zhvillon punimet nëse prezantojnë 2/3 nga numri i përgjithshëm i delegatëve;
  5. Statusin e delegatit në Kongresin e BSPK-së sipas funksionit e kanë anëtaret e Kryesisë Ekzekutive të BSPK-së dhe Koordinatorët e Zyreve Regjionale të BSPK-së.
  6.   Statusin e delegatit në Kongresin e BSPK-së e kanë përfaqësuesit e Sindikatave/Federatave, të zgjedhur në organin vendimmarrës përkatës të tyre, sipas çelësit në çdo 300 (treqind) anëtarë plus një delegat;
  7.   Vendimet në Kongres merren me shumicë të thjeshtë votash nga delegatët e pranishëm, ndërsa për formën e votimit vendoset në Kongres;
  8.   Para çdo votimi, Kryesia e Punës së Kongresit duhet të konstatojë kuorumin, ku për vendimmarrje nevojiten 50%+1 i delegatëve të pranishëm, nga numri i përgjithshëm i delegatëve të Kongresit, sipas paragrafit 4 të këtij neni.

 Neni 17

Detyrat e Kongresit të BSPK-së

Detyrat e Kongresit janë:

 

  1.  Përcakton drejtimet kryesore të politikës sindikale dhe programin e BSPK-së për periudhën e ardhshme 5 (pesë) vjeçare,
  2.  Miraton rezoluta për çështje të veçanta të lëvizjes sindikale,
  3.  Miraton Statutin e BSPK-së, me ndryshimet dhe plotësimet e tij,
  4.  Miraton Rregulloren e punës së Kongresit,
  5.  Shqyrton dhe miraton raportet e trupave punuese të BSPK-së, në mes të dy Kongreseve;
  6.  Zgjedhë Kryetarin e BSPK-së me 50%+1 të votave të delegatëve prezent;
  7.  Kryetari i deritanishëm i BSPK-së, të cilit i ka përfunduar mandati, duhet të paguhet edhe për gjashtë (6) muaj tjerë, me 70% të pagës së deritanishme;
  8.  U jep mirënjohje anëtarëve të BSPK-së;
  9.  Brenda periudhës 30 ditëshe nga dita e mbajtjes së Kongresit, duhet të mbahen të gjitha mbledhjet konstitutive të të gjitha organeve të BSPK-së.

Neni 18

Kongresi i Jashtëzakonshëm

Të drejtën për thirrjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm e kanë:

  1.  Kryetari i BSPK-së;
  2.  Këshilli Drejtues mund të vendosë thirrjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm me kërkesën dhe nënshkrimin e 2/3 nga numri i përgjithshëm i anëtarëve;
  3.  Këshilli Drejtues duhet të përgatisë dokumentet e nevojshme për mbajtjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm;
  4.  Kongresi i Jashtëzakonshëm thirret së paku një muaj para mbajtjes së tij.

Neni 19

Këshilli Drejtues i BSPK-së

 

  1.  Këshilli Drejtues është organi më i lartë në mes dy Kongreseve;
  2.  Këshilli Drejtues thirret së paku një herë në vit;
  3.  Këshillin Drejtues e përbëjnë:

    Kryetari dhe Nënkryetarët e BSPK-së,

    Kryetari dhe Nënkryetarët të Këshillit Drejtues të BSPK-së,

    Kryetarët e Sindikatave/Federatave,

    Kryetarja e RrG dhe Kryetari-ja i RrR të BSPK-së,

    Koordinatorët e Zyreve Regjionale të BSPK-së,

    Në çdo 1000 (një mijë) anëtarë Sindikatat/Federatat përfaqësohen edhe me plus një anëtar.

    4.Këshilli Drejtues i BSPK-së në mbledhjen e vet konstituive zgjedhë Kryetarin dhe Nënkryetarët e Këshillit Drejtues;

    5.Deri në zgjedhjen e Kryetarit të Këshillit Drejtues, mbledhjen e drejton Kryetari i BSPK-së.

Neni 20

Kryetari i Këshillit Drejtues të BSPK-së

Kryetari i Këshillit Drejtues të BSPK-së ka këto kompetenca dhe detyrime:

  1.  Thërret mbledhjet e rregullta të Këshillit Drejtues në konsultim me Kryetarin e BSPK-së, në pajtim me dispozitat e këtij Statuti;
  2.  Udhëheqë mbledhjet e Këshillit Drejtues dhe kujdeset për mbarëvajtjen e tyre;
  3.  Thërret mbledhjet e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues, në të gjitha rastet kur përmbushen kushtet e parapara me nenin 23 të Statutit të BSPK-së;
  4.  Kujdeset për zbatim të drejtë të Rregullores së Punës të Këshillit Drejtues të BSPK-së.

Neni 21

 

  1.  Këshilli Drejtues ka kuorum nëse prezentojnë 50%+1 e numërit të përgjithshëm të anëtarëve;
  2.  Këshilli Drejtues merrë vendime, me votimin e shumicës së anëtarëve të pranishëm;
  3.  Këshilli Drejtues ka kompetencën e menaxhimit dhe planifikimit të mjeteve financiare, si dhe të pasurisë të luajtshme dhe paluajtshme  të BSPK-së;

    4. Këshilli Drejtues thirret me kërkesën e Kryetarit të BSPK-së.

Neni 22

Kompetencat e Këshillit Drejtues të BSPK-së

Zbaton vendimet e Kongresit;

Organizon dhe drejton veprimtarinë sindikale të BSPK-së;

Zgjedhë Nënkryetarët e BSPK-së me shumicë votash të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Këshillit Drejtues, për një periudhë 5 (pesë) vjeçar me të drejtë rizgjedhje;Për shkarkimin e Nënkryetarëve të BSPK-së, duhet të votojnë 2/3 e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Këshillit Drejtues të BSPK-së;

Në rastet kur pozita e Kryetarit të BSPK-së, për arsye të ndryshme mbetet vakante, Këshilli Drejtues me votimin e 2/3 nga numri i delegatëve të pranishëm, mundet që njërin Nënkryetar ta emërojë si ushtrues të detyrës së Kryetarit të BSPK-së deri në Kongresin e rradhës, më së largu për një periudhë kohore prej 3 muajsh;

Miraton buxhetin vjetor të BSPK-së, konform kërkesave për vitin e ri kalendarik,

Shqyrton dhe miraton planin dhe Raportin e Punës të BSPK-së;

Shqyrton dhe miraton Raportin financiar të BSPK-së;

Vendos për thirrjen e Kongresit dhe kryen punët përgatitore;

 Vendos dhe shpallë zgjedhjet në të gjitha strukturat dhe nivelet e BSPK-së,

 Zgjedh dhe shkarkon anëtarët e Komisionit për Revizion dhe Kontrollë Financiare të BSPK-së;

Zgjedhë dhe shkarkon anëtarët e Komisionit Statutar të BSPK-së;

Zgjedhë dhe shkarkon anëtarët e Komisionit për Zgjidhjen e Kontesteve të BSPK-së;

Zgjedhë dhe shkarkon anëtarët e Komisionit Disciplinor të BSPK-së;

Shqyrton dhe miraton raportet e punës së organeve të cilat i zgjedhë apo i legjitimon,

Vendos në shkallë të dytë sipas procedurë me ankesë për pranimin dhe largimin sindikatave të pavarura në BSPK,

Vendosë për grevën si formë e presionit sindikal,

Miraton Rregulloren e Punës të Këshillit Drejtues.

Neni 23

Këshilli Drejtues i Jashtëzakonshëm

Këshilli Drejtues i Jashtëzakonshëm thirret me kërkesën e Kryetarit të BSPK-së;

Këshilli Drejtues i Jashtëzakonshëm thirret me kërkesën e 2/3  e anëtarëve të Kryesisë Ekzekutive të BSPK-së;

Këshilli Drejtues i Jashtëzakonshëm thirret me kërkesën e 50%+1 e anëtareve të Këshillit Drejtues.

Neni 24

Kryesia Ekzekutive e BSPK-së

 

  1.  Kryesia e BSPK-së është organ ekzekutiv i BSPK-së;
  2.  Anëtarë të Kryesisë së BSPK-së janë:

    Kryetari i BSPK-së,

    Nënkryetarët e BSPK-së,

    Kryetarët e Sindikatave/Federatave;

    Kryetari i KD-së,

    Kryetarja e RrG së BSPK-së dhe Kryetari-ja e RrR të BSPK-së.

    Mbledhjet e Kryesisë Ekekutive mbahen sipas nevojës së paraqitur në BSPK-ë, por të paktën një herë në muaj;

    Mbledhja e Kryesisë Ekekutive thirret me iniciativën e Kryetarit të BSPK-së, apo me kërkesën 50%+1 anëtarëve të saj, në afatin prej 15 ditësh nga dita e paraqitjes së kërkesës;

    Mbledhjet e Kryesisë Ekzekutive i udhëheqë Kryetari i BSPK-së.

Neni 25

Detyrat e Kryesisë Ekzekutive të BSPK-së

Zbaton vendimet e Këshillit Drejtues të BSPK-së;

Përcjellë ecurinë e buxhetit dhe zbatimin e planit ekonomik dhe financiar;

Vendos për transaksione financiare në pajtim me linjat buxhetore te BSPK-se;

Harton planin financiar për periudhën vijuese;

Vendosë për krijimin e fondeve të caktuara;

Koordinon veprimet sindikale në të gjitha nivelet e organizimit sindikal;

Sipas nevojës formon trupa punuese;

Për punën e vet Kryesia e Zgjeruar i përgjigjet dhe i raporton Këshillit Drejtues;

Nxjerrë vendime me interes për BSPK-në;

Merrë vendim për angazhimin e ndonjë eksperti nga lëmi e caktuar;

Mbikëqyrë Shërbimin Profesional të BSPK-së;

Vendosë për publikimet në BSPK-së;

Sipas nevojës formon trupa punuese;

Miraton Rregulloren e Punës të Kryesisë së Zgjeruar të BSPK-së;

Kryen edhe punë tjera të cilat i’a delegon Këshilli Drejtues.

Neni 26

Kryetari i BSPK-së

Kryetari është organi më i lartë përfaqësues i BSPK-së, i cili paraqet unitetin dhe bashkëveprimin institucional të anëtarëve të BSPK-së;

Kryetari i BSPK-së zgjidhet nga delegatët  e Kongresit të BSPK-së;

Kryetari i BSPK-së mund të shkarkohet nga funksioni, nga delegatët e Kongresit të BSPK-së edhe para skadimit të mandatit, në rastet e shkeljes të dispozitatve të këtij Statuti;

Kryetari është funksionari më i lartë në BSPK-ë dhe udhëheqë me punën e Kryesisë Ekekutive të BSPK-së;

Mandati i Kryetarit të BSPK-së është 5 (pesë) vjeçar, me të drejtë rizgjedhje;

Kandidati për Kryetar të BSPK-së, duhet të ketë mbështetjen e Sindikatës/Federatës reprezentuese, si dhe mbështetjen e dy (2) Sindikatave/Federatave anëtare të BSPK-së;

Kandidati që paraqetë kandidaturën e tij për Kryetar të BSPK-së, nuk mund të kandidojë në funksione tjera udhëheqëse të BSPK-së;

Kandidati për Kryetar të BSPK-së, krahas kandidimit duhet të paraqesë vizionin dhe programin e tij për BSPK-në në periudhën e ardhshme pesë vjeçare.

Në rast të vdekjes, pamundësisë së ushtrimit të postit apo në rrethanat të jashtëzakonshme, Kryetarin e BSPK-së do ta zëvendësojë njëri nga Nënkryetarët e BSPK-së, në pajtim me Nenin 22, paragrafi 5 i këtij Statuti.

Neni 27

Detyrat e Kryetarit të BSPK-së

1.    Përfaqëson dhe vepron në emër të BSPK-së brenda dhe jashtë vendit;

2.    Thërret dhe i udhëheqë mbledhjet e Kryesisë Ekekutive, si dhe mbledhjet e Kongresit të BSPK-së deri në zgjedhjen Kryesisë e Punës;

3.    Për punën nga kompetenca e tij i përgjigjet Kongresit;

4.    Koordinon punët e organeve të BSPK-së që bien nën kompetencën e tij;

5.    Informon opinionin publik për veprimtarinë e BSPK-së;

6.    Nënshkruan akte të ndryshme juridike në emër të BSPK-së;

7.    Nënshkruan transaksione financiare në pajtim me linjat buxhetore të BSPK-së;

8.    Merrë vendime për çështjet urgjente të cilat nuk presin, dhe për të njejtat informon Kryesinë Ekekutive në mbledhjen e rradhës;

9.    Kujdeset për zbatimin e detyrave që dalin nga organet e BSPK-së;

10. Sipas nevojës Kryetari mund të angazhoj një (1) plus një (1) Këshilltar Profesional për nevoja të tij dhe të BSPK-së;

11. Informon Kryesinë Ekzekutive lidhur me  vizitat dhe përfaqësimet e BSPK-së  brenda dhe jashtë vendit,

12. Zbaton vendimet e organeve të BSPK-së nga kompetenca e tij;

13. Lidhë kontrata nga marrëdhënia e punës me të punësuarit në Shërbimin Profesional të BSPK-së në bazë të autorizimit personal;

14. Kryen punë ditore me interes për BSPK-në;

15. Kryen punë të tjera për të cilat ngarkohet nga Kongresi i BSPK-së;

16. I raporton Kryesisë Ekzekutive dhe Këshillit Drejtues, ndërsa i përgjigjet Kongresit të BSPK-së.

Neni 28

Nënkryetarët e BSPK-së

1.    Nënkryetarët e BSPK-së zgjidhen nga Këshilli Drejtues;

2.    Nënkryetarët e BSPK-së zgjidhen me shumicë votash nga delegatët e pranishëm për një periudhë pesë vjeçar, me të drejtë rizgjedhje;

3.    Nënkryetarët mund të shkarkohet edhe para skadimit të mandatit, me votimin e 2/3 nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit Drejtues;

4.    Kandidatët për Nënkryetar të BSPK-së, duhet të kenë mbështetjen e Sindikatës/Federatës së vet reprezentative;

5.    Në rast se në procedurën e zgjdhjes janë të përfshirë më tepër se dy kandidat, kandidatët me numrin më të madhë të votave do të zgjidhen si Nënkryetarë të BSPK-së;

6.    Përcjellë zbatimin e detyrave të caktuara nga Këshilli Drejtues dhe Kryesia Ekzekutive, sipas ndarjes sektoriale;

7.    I ndihmojnë Kryetarit të BSPK-së në punët e përditshme dhe detyrat që ai i angazhon;

8.    Për punën e vet i raportonë Kryetarit të BSPK-së dhe Kryesisë Ekzekutive, ndërsa i përgjigjen Këshillit Drejtues të BSPK-së.

 

Neni 29

Trupat organizative të BSPK-së

Trupat organizative të BSPK-së janë:

 Komisioni për Auditim të Brendshëm;

Komisioni Statutar;

Komisioni për Zgjidhjen e Kontesteve;

Komisioni Disciplinor.

 

Neni 30

Komisioni për Auditim të Brendshëm i BSPK-së

 

  • Komisioni për Revizion dhe Kontrollë Financiar përbëhet prej 5 (pesë) anëtarëve, të zgjedhur në Këshillin Drejtues;
  • Kryetari i Komisionit duhet të jenë me pregaditje adekuate profesionale, nga lëmia përkatëse,
  • Komisioni zgjedhë Kryetarin, nga rradhët e anëtarëve të tij,
  • Komisioni i zhvillon mbledhjet nëse prezantojnë shumica e anëtarëve,
  • Komisioni është i obliguar që të mblidhet të paktën një herë në vit, për të kontrolluar të hyrat dhe të dalat e mjeteve financiare në BSPK-së.

Neni 31

Detyrat e Komisionit për Auditim të Brendshëm

Komisioni përcjell zbatimin e politikave të definuara financiare në BSPK-ë,

Bënë kontrollimin e dokumentacionit financiar të BSPK-së,

Kontrollon librat e kontabilitetit te BSPK-së, një herë në vit apo me kërkesën e Kryesisë së BSPK-së,

Komisioni vepron në mënyrë te pavarur,

Shërbimi Profesional i BSPK-së është i obliguar ti prezentojnë dokumentacionin e kërkuar Komisionit në formën të cilën ai kërkon,

Komisioni jep sygjerime për çështje të caktuara në përputhje me rregullat e kontabilitetit dhe ligjet në fuqi,

Për punën e vet i raporton Këshillit Drejtues në formë të shkruar, të paktën një herë në vit,

Komisioni vendosë me shumicën e votave dhe punon në bazë të Rregullores së punës,

Anëtarët e Komisionit nuk mund të jenë në të njejtën kohë pjesë e Këshillit Drejtues, Kryesisë Ekzekutive apo çfardo organi tjetër të BSPK-së. 

 

Neni 32

Komisioni Statutar i BSPK-së

 

  • Komisioni Statutar përbëhet prej 5 (pesë) anëtarëve, të cilët zgjedhën nga Këshilli Drejtues.
  • Kryetari i Komisionit Statutar  duhet ta kenë  pregaditjen adekuate profesionale, nga lëmia përkatëse,
  • Komisioni zgjedhë Kryetarin, nga rradhët e anëtarëve të tij,
  • Komisioni i zhvillon mbledhjet nëse prezantojnë shumica e anëtarëve,
  • Mbledhjet e Komisionit mbahen sipas nevojës së paraqitur.

Neni 33

Detyrat e Komisionit Statutar

Mbikqyrë harmonizimin e dispozitave të Statuteve të Sindiaktave/Federatave me dispozitat e Statutit të BSPK-së,

Siguron spastrimin e tekstit të Statutit me vërejtje dhe ndryshime, të miratuar në Kongres,

Gjatë punës së tij Komisioni mund të kërkojë nga Sindiaktat/Federatat, apo organet tjera të BSPK-së, që të kthejnë përgjigje për qështje të caktuara, në periudhën brenda 8 ditësh,

Komisioni vepron sipas kërkesës së Këshillit Drejtues, Kryesisë Ekzekutive dhe Kryetarit të BSPK-së,

Komisioni për punën e tij i përgjigjet Këshillit Drejtues,

Komisioni vendosë me shumicën e votave dhe punon në bazë të Rregullores se punës,

Anëtarët e Komisionit nuk mund të jenë në të njejtën kohë pjesë e Këshillit Drejtues, Kryesisë Ekzekutive apo çfardo organi tjetër të BSPK-së.

Neni 34

Komisioni për Zgjidhjen e Kontesteve

 

  • Komisioni për Zgjidhjen e Kontesteve përbëhet prej 5 (pesë) anëtarëve, të cilët i zgjedhë  Këshilli Drejtues,
  • Komisioni zgjedhë Kryetarin, nga rradhët e anëtarëve të tij,
  • Komisioni mund ti zhvillojë mbledhjet e tij nëse në te prezantojnë shumica e anëtarëve,
  • Mbledhjet e Komisionit mbahen sipas nevojës së paraqitur.

Neni 35

Detyrat e Komisionit për Zgjedhjen e kontesteve

Zgjedhë kontestet e natyrave të ndryshme duke u mbështetur në Statutitin e BSPK-së,

Vepron në bazë të parashtrimit të kërkesave nga palët e interesuara në kuadër të BSPK-së,

Palët e pakënaqura me konkludimet e Komisionit mund të kërkojnë fillimin e procedurës pranë  Këshillit Drejtues i cili merrë vendimin përfundimtar,

Gjatë punës së vet Komisioni mund të angazhojë ekspert të lëmit përkatëse me qëllim të zgjedhjes së drejtë të kontestit,

Organet e BSPK-së dhe të Sindikatave/Federatave janë të obliguara që tu japin ndihmë Komisionit në formën që ai kërkon,

Komisioni për punën e tij i përgjigjet Këshillit Drejtues,

Komisioni vendosë me shumicën e votave dhe punon në bazë të Rregullores se Punës,

Anëtarët e Komisionit nuk mund të jenë në të njejtën kohë pjesë e Këshillit Drejtues, Kryesisë Ekzekutive apo çfardo organi tjetër të BSPK-së.

 

Neni 36

Komisioni Disciplinor

 

  • Komisioni Disciplinor përbëhet prej 3 (tre) anëtarëve, të cilët zgjedhën nga Këshilli Drejtues,
  • Në mbledhjet e komisionit Disciplinor merrë pjesë edhe Juristi i Shërbimit Profesional të BSPK-së,
  • Komisioni zgjedhë Kryetarin nga rradhët e anëtarëve të tij,
  • Komisioni i zhvillon mbledhjet nëse prezantojnë të gjithë anëtarët e tij,
  • Komisioni vendos në shkallë të parë,
  • Kundër vendimit të Komisionit, pala e pakënaqur mund të paraqesë ankesë pranë Kryesisë së BSPK-së,
  • Mbledhjet e Komisionit mbahen sipas nevojës së paraqitur.

Neni 37

Objekt i masave disiplinore mund të jenë të punësuarit në Shërbimin Profesional të BSPK-së, në këto raste:

a.    Nëse kanë bërë shkelje të detyrave dhe përgjegjësive nga marrëdhënia e punës,

b.    Në rast të sjelljeve të kqija në vendin e punës, mospërmbushjes së kënaqshme të punëve dhe detyrave të punës, mungesës pa arsye nga puna për tri ditë radhazi,

c.    Sipas fletëparaqitjes të ushtruar nga ana e udhëheqësit të tij,

d. Në rastet tjera të parapara në Rregulloren mbi sistemimin e vendeve të punës të BSPK-së.

Neni 38

       Financimi i BSPK-së

BSPK-ja financohet nga:

 

  • Kuotizacioni i anëtarësisë sindikale,
  • Donacionet,
  • Ndihmat,
  • Mjetet e fituara,
  • Mjetet tjera që nuk janë në kundërshtim me dispozitat ligjore.

 

Neni 39

1.    Pasurinë e BSPK-së e përbëjnë mjetet e grumbulluara nga kontributet e anëtarëve të saj, si dhe e gjitha pasuritë e lujtshme dhe të palujtshme të cilën e ka fituar, trashëguar apo blerë kudo që ndodhet ajo.

2.    BSPK mund te formojë njësi ekonomike, të cilat menaxhohen nga organet e saj.

Neni 40

1.    Të punësuarit e anëtarësuar në Sindikatat/Federatat e BSPK-së, duhet të paguajnë anëtarësinë në shumën prej 1% të pagës neto.

2.    Anëtarët e BSPK-së paguajnë kuotën e anëtarësisë në BSPK në pajtim me Nenin 10, paragrafi 2, pika a, të këtij Statuti.

3.    Kuota e antarësisë sindikale paguhet një herë në muaj, atje ku janë të organizuar të punësuarit dhe në bazë të kësaj i realizojnë të drejtat e veta sindikale,

4.    Distribuimin proporcional i kuotës bëhet në mënyrë të drejtpërdrejt në konton përkatëse të BSPK-së.

Neni 41

Shërbimi Profesional i BSPK-

1.    Shërbimi Profesional i BSPK-së kujdeset për kryerjen e punëve profesionale në interes dhe për nevoja të BSPK-së,

2.    Shërbimi profesional përbëhet nga këto sektorë:

 

  • Profesional Ligjor,
  • Financiar Ekonomik,
  • Informimit dhe teknologjisë informative,
  • Për marrëdhënie me jashtë,
  • Administrativo - teknike.

1.    Puna e Shërbimit Profesional përcaktohet me Rregulloren mbi Funksionimin e Shërbimit Profesional të BSPK-së.

 

Neni 42

Dispozitat kalimtare

1.    Statuti është akti më i lartë juridik i BSPK-së dhe hynë në fuqi pas miratimit të tij nga delegatët e Kongresit dhe nënshkrimit nga Kryetari i BSPK-së.

 

Neni 43

1.  Sindikata/Federata për të qenë anëtare e BSPK-së, paraprakisht duhet të jetë e regjistruar pranë organit kompetent për regjistrimin e sindikatave;

2.  Sindikatat/Federatat obligohen që të bëjnë harmonizimin e Statutit të tyre me këtë Statut, në një periudhë kohore brenda 90 ditësh nga dita e hyrjes në fuqi e këtij Statuti.

Neni 44

Vlefshmëria e këtij Statuti

Me ketë Statut rregullohet mënyra e organizimit dhe fushëveprimit të organeve të BSPK-së,

Statutet e Sindikatave/Federatave nuk mund të jenë në kundërshtim me parimet themelore të Statutit të BSPK-së,

Iniciativën për ndryshim apo plotësim të Statutit mund ta inicion Kryetari i BSPK-së, Këshilli Drejtues dhe Kryesia e BSPK-së.

Neni 45

Sqarimin e dispozitave të këtij Statuti e bënë Komisioni Statutar dhe Kongresi i BSPK-së.

Neni 46

Ky Statut hynë në fuqi ditën e miratimit dhe nënshkrimit nga Kryetari i BSPK-së.

 

Prishtinë, 02 dhjetor 2011                                                Kryetari i BSPK-së

                                                                                       Haxhi Arifi         

 

                                                                    

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 




 

Konkurs për punësim!
Për momentin nuk ka konkurs të hapur për vende pune në BSPK.