BASHKIMI I SINDIKATAVE TË PAVARURA TË Kosovës

Telefoni:+383 (038) 609 859

Kryetari i  i  Ri i  BSPK

243921951 2900342620218850 983154479475338149 n

 Prof.Dr. Atdhe Hykolli

raporti vjetor 2018.fw

Statuti i BSPK-së

Prioritet dhe qëllimet kryesore të veprimtarisë së BSPK-së

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BPSK) është një asociacion i sindikatave të pavarura, e themeluar në vitin 1990. BSPK është organizatë sindikale demokratike dhe apolitike. Ajo karakterizohet nga anëtarësimi vullnetar, mos diskriminimi në baza kombësie, feje, bindjeje politike, statusi social, apo niveli arsimor, si dhe nga pavarësia prej partive politike, organeve të pushtetit dhe bashkësive fetare.

Misioni i BSPK-së është të qëndrojë në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve dhe synon realizimin e avancimin e tyre përkundrejt qeverisë apo punëdhënësve.

Prioritet e BSPK-së janë:

  • Respektimi i të drejtave themelore të punësuarve;
  • Zhvillimi i dialogut social në nivel vendor;
  • Hartimi, negocimi, dhe zbatimi i marrëveshjeve kolektive në nivel vendi;
  • Promovimi i politikave për krijimin e kushteve dinjitoze të punës për të gjithë të punësuarit;
  • Angazhimi për eliminimin e çdo lloj diskriminimi nga marrëdhënia e punës.

Qëllimet kryesore të veprimtarisë së BSPK-së janë:

  • Humanizmi dhe demokratizimi i shoqërisë si dhe respektimi i pluralizmit sindikal dhe eliminimi i çdo lloj diskriminimi;
  • Realizimi i interesit nga marrëdhënia e punës me qëllim të plotësimit të nevojave materiale e sociale të punëtorëve;
  • Mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të punëtorëve duke u mbështetur në legjislacionin në fuqi dhe konventat ndërkombëtare;
  • Angazhimi maksimal për punëtorët e tjerë që nuk janë kthyer në punë, apo ata të cilët aktualisht janë të pa punë;
  • Sigurimi i një legjislacioni demokratik bashkëkohorë që sanksionon dhe mbron të drejtat e punëtorëve duke bërë propozime konkrete pranë organeve ligjdhënëse;
  • Mbrojtja e të drejtës për zgjedhje të lirë të profesionit, vendit të punës, ngritjen e nivelit arsimor dhe kualifikimit profesional sipas vendit të punës;
  • Mbrojtja e anëtarëve nga veprimet burokratike, arbitrare apo largimet (përjashtimet) e padrejta nga puna nga ana e punëdhënësit;
  • Ushtrimi i presionit për punësimin e punëtorëve të pa punë si dhe të atyre që për shkaqe ekonomike mbetën të papunë dhe angazhim për zgjedhjen e statusit të tyre;
  • Solidariteti me sindikatat vendore dhe ndërkombëtare;
  • Dhënia e kahjes politike sindikale, ekonomike dhe organizative;
  • Bashkëpunimi reciprok në mes të sindikatave të pavarura kombëtare dhe ndërkombëtare;
  • Rregullimi i raporteve ndër sindikale dhe zgjedhja e konflikteve eventuale me qëllim të forcimit të unitetit dhe fuqisë sindikale;
  • Bashkëpunimi reciprok me Qeverinë dhe punëdhënësit në kuadër të partneritetit;
  • Zhvillimi i sistemit të marrëveshjeve kolektive, dialogut social tripalësh;
  • Presioni për hartimin dhe zbatimin e detyrueshëm të marrëveshjes kolektive të lidhur në mes partnerëve social;
  • Angazhimi për krijimin e një shteti social me drejtësi sociale;auto bspk 68411524732816