Me daten 22 Tetor 2021, sipas nenit 11 paragrafi i parë i Ligjit për KES-in, u mbajt takimi i Këshillit Ekonomiko Social i thirrur nga Partneri social Bashkimi i Sindikatave te Pavarura të Kosoves. Këshilli Ekonomiko-Social, udhëhiqet nga Kryesuesi i KES-it, i cili zgjidhet me rrotacion dhe është me mandat një (1) vjeqar. Duke u bazuar në nenin 16 pika 3 e Ligjit Nr. 04/L-008 Për Këshillin Ekonomiko- Social, funksionin e Kryesuesit të KES-it me rrotacion do ta ushtrojnë, përfaqësuesit e Republikës së Kosovës, përfaqësuesit e organizatave të punësuarve (sindikatave), dhe përfaqësuesit e organizatave të punëdhënësve. Sipas këtij paragrafi mandati i Kryesuesit të KES-it ka skaduar që 1 vit të cilin mandat e kanë pasur përfaqësuesit e Republikës së Kosovës. Andaj duke u bazuar në Ligjin dhe Rregulloren e KES-it, sot u mbajt takimi i jashtëzakonshem i KES-it, ku moren pjese përfaqësuesit e Punëdhënsve dhe përfaqësuesit e punëmarrësve të cilet me shumicë votash e kanë zgjedhur Kryesuesin e ri të KES-it. Kryesuesi i ri i KES-it nga ana e BSPK-se u zgjodh z.Atdhe Hykolli, dhe sipas Ligjit të KES-it, mandati i tij do të jetë 1 vjeqar.
Andaj duke e parë rëndësin tejet të madhe të Këshillit Ekonomiko Social, Kryesuesi i KES-it se bashku me anëtaret e KES-it u zotua që të fillojnë sa më parë në kryerjen e obligimeve ligjore që i parasheh Ligji dhe Rregullorja e KES-it, ku prioritet do të ketë Hartimi i Marrëveshjes se Re Kolektive të Kosovës, Paga Minimale, Ligji i Punes, pushimi i lehonisë, Mbrojtja dhe siguria ne vendin e punës si dhe zbutja dhe zgjidhja e të gjitha problemet socio ekonomike me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të mirë si për të punësuarit ashtu edhe për punëdhënsin.
Kryesuesi i KES-it
Atdhe Hykolli