BASHKIMI I SINDIKATAVE TË PAVARURA TË Kosovës

Telefoni:+383 (038) 609 859

Kryetari i  i  Ri i  BSPK

243921951 2900342620218850 983154479475338149 n

 Prof.Dr. Atdhe Hykolli

Statuti i BSPK-së

Tryeze per fuqizimin e rolit te gruas ne sindikate

U përmbyll me sukses edhe dita e dytë e punëtorisë dy ditore, organizuar nga Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë në bashkëpunim më Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe Qendrën për Politika dhe Avokim.

Në ditën e dytë përveç grave sindikaliste, diskutimit i`u bashkuan edhe kryetarët/et e federatave dhe sindikatave anëtare të BSPK-së. Pas prezantimit të konkluzave të dala nga diskutimi i djeshëm nga ana e Zn. Shukrije Rexhepi – Kryetare e Rrjetit të Gruas së BSPK, të pranishmit elaboruan dhe prezantuan gjendjen aktuale në sindikatat e tyre dhe mundësitë për formim të rrjetit të gruas dhe/apo fuqizimit të tyre në të ardhmen.

Shumica e të pranishmëve shprehën vullnetin e tyre që menjëherë të fillojnë me ngritjen e kapaciteteve të grave dhe burrave brenda sindikatave të tyre dhe ndërmarrjen e hapave konkret për përmirësimin e gjendjes dhe forcimit të barazisë gjinore përkundër vështirësive financiare dhe sfidave të tjera që i hasin. Mekanizma të ndryshëm e shumë eksperienca u ndanë mes të pranishmëve me qëllim të përshtatjes së tyre në sektore të ndryshme.

Z. Avni Ajdini – Kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës mbështeti fuqishëm idenë e formimit të komiteteve dhe fuqizimin e Rrjetit të Gruas së BSPK dhe theksoi rëndësinë e fuqizimit të gruas sindikalistë në Kosovë.

Me moton “Gratë zgjedhin gratë” dhe vullnetin për të nisur një etapë të përmirësimit të pozitës së gruas sindikaliste u përmbyll diskutimi i sotshëm.

PEN dhe QPA do të vazhdojnë punën me sindikatat edhe në vitin vijues përmes aktivitete të shumta.

Kjo punëtori po organizohet në kuadër të projektit Pro WO+MAN, mbështetur nga Olof Palme International Center dhe financuar nga Qeveria Suedeze.

45573554 10205328661573302 3982540229448826880 n45757341 10205328665533401 2659495211981340672 n