BASHKIMI I SINDIKATAVE TË PAVARURA TË Kosovës

Telefoni:+383 (038) 609 859

Kryetari i  i  Ri i  BSPK

243921951 2900342620218850 983154479475338149 n

 Prof.Dr. Atdhe Hykolli

Statuti i BSPK-së

BSPK shënon “Ditën botërore të punës së denjë”

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës në bashkëpunim me Qendrën për Politika dhe Avokim (QPA), në kuadër të projektit “Fuqizimi i sundimit të ligjit, promovimi i të drejtave të punëtorëve” mbajti tryezë të rrumbullakët ku temë diskutimi ishte “Dita botërore e punës së denjë”.

Të pranishëm në këtë tryezë ishin përfaqësues nga Sindikata gjegjësisht Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Inspektorati i punës, përfaqësues nga Oda Ekonomike e Kosovës, Shoqëria civile etj.

Një ndër problemet kryesore me të cilat sfidohen punëtorët është shkelja e kontratës së punës, pushimet (javore dhe vjetore, tejkalim i orarit të punës dhe mos kompensimi i orëve shtesë, mungesa e Ligjit për sigurime shëndetësore, abuzimi me pagën minimale si dhe mos respektimi i kontratës së përgjithshme kolektive.

Nga të pranishmit, kryesisht nga sindikatat u kërkua që trupa ekzekutive e Inspektoratit të punës të jetë e pavarur nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me qëllim që të jetë me efikase dhe e pavarur në ushtrimin e detyrave të tyre.
08.10.201843576871 2119617558291364 8493523403817353216 n