Në Igallo të Malit të Zi mbahet takimi mbi "Sfidat në sigurimin e një ambienti më të sigurt dhe më të shëndetshëm të punës për punëtorët në vendet e rajonit të Ballkanit”
Në Igallo të Malit të Zi, dje filloi takimi dy ditor me përfaqësues të vendeve të ndryshme ku do të diskutohet lidhur me mbrojtjen, sigurinë dhe shëndet në punë.
Në këtë takim si temë kyçe do të diskutohet ,,Sfidat në sigurimin e një ambienti më të sigurt dhe më të shëndetshëm të punës për punëtorët në vendet e rajonit të Ballkanit”.
BSPK në këtë takim përfaqësohet nga znj. Shukrije Rexhepi.
05.10.2018