BASHKIMI I SINDIKATAVE TË PAVARURA TË Kosovës

Telefoni:+383 (038) 222 859

Fjala e Kryetarit

më shumë

Statuti i BSPK-së

BSPK takon përfaqësuesit e Federatës së Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës

Në vazhdën e përpjekjeve për ta shtrirë sindikalizmin sa më shumë në nivel vendi dhe për t’i kontribuar realizmit të plan veprimit lidhur me zgjerimin e BSPK-së, nënkryetarët e BSPK-së z. Atdhe Hykolli dhe znj. Leonora Lokaj patën një takim pune me Federatën e Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës, konkretisht me kryetarin Hajrullah Hoxha dhe nënkryetarin e kësaj sindikate z. Bajram Shala.

Në këtë takim u bisedua mbi aktualitetin e punonjësve të vendit të të dyja sektorëve por me theks të veçantë për pozitën e shërbyesve civil, draft ligjin e pagave dhe rreth përafrimit të ideve për sensibilizimin e rolit të sindikatave, bashkëpunimin në të ardhmen si t’i fuqizojmë sindikatat e profileve të njëjta apo të përafërta dhe fuqizimin e mëtutjeshëm të BSPK-së.

Pas një bisede dhe mirëkuptimi tejet të avancuar, që të dyja palët u dakorduan që ta ndihmojnë njëra-tjetrën në fuqizimin e rolit të punëtorëve edhe shtrirjen me te madhe të sindikalizmit tek punonjësit e këtij vendi.

Përfaqësuesit e Federatës së Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës, u treguan tejet të hapur dhe bashkëpunues në të gjitha sferat, gjithmonë në të mirë të punonjësve të këtij vendi dhe njëherit njoftuan se kanë qenë të gatshëm edhe ne të kaluarën por edhe sot që të jenë pjesë e BSPK-së.

BSPK falënderon përzemërsisht mysafiret sindikalist, dhe i njoftoj të njëjtit që dyert e BSPK-së janë të hapura për të gjitha ato organizata sindikale që kanë një organizim të njohur ligjërisht dhe që i plotësojnë kushtet konform Statutit të BSPK-së dhe dispozitave tjera të aplikueshme në vend.

05.10.201843239892 1101640586653370 6094108154033864704 n