BASHKIMI I SINDIKATAVE TË PAVARURA TË Kosovës

Telefoni:+383 (038) 222 859

Fjala e Kryetarit

më shumë

Statuti i BSPK-së

BSPK-ja në përkrahje të punëtoreve të Pallatit të Rinisë

Sindikalistët e punëtorëve të Pallatit të Rinisë ishin sot të pranishëm në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ku u pritën nga Kryetari Avni Ajdini dhe Nënkryetarja Leonora Lokaj, në të cilin takim u diskutuar lidhur me gjendjen aktuale të punëtorëve të Pallatit të Rinisë si dhe shqetësimin e tyre pasi që të njëjtit nga dt. 28.09.2018 kanë hyrë në grevë në shenjë pakënaqësie për mos marrjen e pagave për muajin gusht.

Sipas kryesindikalistëve të Pallatit të Rinisë kjo vonesë është bërë për shkak të kalimit të kompetencave të Pallatit të Rinisë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit tek Komuna e Prishtinës42850426 280996762739738 7841441102203715584 n. BSPK kërkon nga organet relevante, në këtë rast nga AKP-ja dhe Komuna e Prishtinës që të gjejnë module të pranueshme që t’i kryejnë obligimeve e ndërsjella në mënyrë që ky proces të finalizohet më sukses dhe punëtoret të jenë të mbrojtur sa i përket të drejtave dhe përgjegjësive ndaj tyre.

Andaj, Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës shprehi mbështetjen dhe gatishmërinë që do të bëjë të pamundurën që përmes kompetencave dhe presionit sindikal tek organet gjegjëse dhe organet tjera shtetërore që brenda mundësive ligjor të njëjtit t’i kryejnë obligimet që i kanë ndaj punëtorëve të Pallatit të Rinisë.

BSPK mbështet gjithmonë anëtarësinë e vet në realizmin e qëllimeve dhe kërkesave tjera sindikale që lidhen me të drejtat e punëtorëve.