BASHKIMI I SINDIKATAVE TË PAVARURA TË Kosovës

Telefoni:+383 (038) 222 859

Fjala e Kryetarit

më shumë

Statuti i BSPK-së

BSPK-ja në përkrahje të masave sindikale që kanë ndërmarrë punëtoret e Pallatit të Rinisë

Përfaqësues të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës ishin të pranishëm në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, në përkrahje të veprimeve sindikale të punëtorëve të atjeshëm, pasi që të njëjtit me dt.28.09.2018 kanë hyrë në grevë në shenjë pakënaqësie për mos marrjen e pagave për muajin gusht. Sipas punëtorëve në fjalë kjo vonesë është bërë për shkak të kalimit të kompetencave të Pallatit të Rinisë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit tek Komuna e Prishtinës dhe si rezultat i mosgatishmërisë së AKP që t’i kryej obligimet financiare që i ka pasur ndaj punëtorëve. BSPK kërkon nga organet relevante, në këtë rast nga AKP-ja dhe Komuna e Prishtinës që të gjejnë module të pranueshme që t’i kryejnë obligimeve e ndërsjella në mënyrë që ky proces të finalizohet më sukses dhe punëtoret të jenë të mbrojtur sa i përket të drejtave dhe përgjegjësive ndaj tyre. Andaj, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mbështeti masat sindikale që i ndërmorën punëtorët e Pallatit të Rinisë dhe padyshim që do të jetë përkrahë tyre në hapat e mëtutjeshëm sindikal deri në realizmin e të drejtave të tyre, pasi që këto veprime sindikale kjo sindikatë i ndërmerr për t’i shfaqur pakënaqësitë e punëtorëve ndaj shkeljeve të së drejtës elementare të punës-të drejtës për pagë të rregullt si dhe kërkesave tjera sindikale që lidhen me të drejtat e punëtorëve.