BASHKIMI I SINDIKATAVE TË PAVARURA TË Kosovës

Telefoni:+383 (038) 222 859

Fjala e Kryetarit

më shumë

Statuti i BSPK-së

BSPK në mbështetje të protestës së sindikalistëve të Postës

Me dt. 13.09.2018, nga ora 11:00, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, përkatësisht në sheshin “I. Rugova” dhe “Skënderbeu” filloi protesta e punëtorëve të Postës.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Postës i paraqiti para protestuesve kërkesat si në vijim:

  • • Qeveria e Kosovës të kryej urgjentisht obligimin ligjor ndaj Postës – rimbursimin e humbjeve në Shërbimin Universal Postar;
  • • Qeveria t’i mundësoj Postës të marrë shërbimet që i ka secili operator postar në rajon dhe më gjerë (pensionet dhe skemat e ndryshme sociale, shpërndarja e faturave për shërbime publike si dhe themelimi i Post-Bankës);
  • • Realizimi i pagave për të gjithë punonjësit e Postës së Kosovës.

Fjalim mbështetëse para protestuesve mbajti edhe Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Kosovës, i cili kërkoi nga protestuesit që të jenë unik dhe bashkërisht të këmbëngulin në realizmin e kërkesave të tyre, duke u bërë me dije se do ta kenë edhe mbështetjen e mbi 50-të mijë anëtarëve të BSPK-së dhe 27-të mijë anëtarëve të SBASHK-ut si federata me e madhe sindikale në vend.

Fjalim tjetër gjithashtu solidarizues më sindikalistët e postës, para protestuesve mbajti edhe Kryetari i SBASHK-ut, i cili pasi që përshëndeti të pranishmit, u bëri me dijë mbështetjen e SBASHK-ut dhe njëherit theksoj se pakënaqësitë e shfaqura së fundi qoftë në sektorin e arsimit, në KEDS, tek punëtorëve të Postës dhe pakënaqësitë tjera na bëjnë që të jemi të bashkuar dhe ndoshta bashkërisht të mendojmë ndonjë veprim sindikal si formë presioni për realizimin e kërkesave të punëtorëve të vendit.

Fjalim tjetër mbështetës para protestuesve mbajti edhe Kryetari i Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës Lamih Balaj.

13.09.201841700968 2107715332814920 4924896083286425600 n41681728 2107715442814909 4081039415982424064 n41626370 2107715656148221 5207310481013866496 n41611780 2107715666148220 4221871316308852736 n41656687 2107715549481565 852222142610145280 n