BASHKIMI I SINDIKATAVE TË PAVARURA TË Kosovës

Telefoni:+383 (038) 222 859

Fjala e Kryetarit

më shumë

Statuti i BSPK-së

BSPK dhe federatat tjera sindikale mbështesin grevën e sindikalisteve të KEDS-it

Punëtorët e KEDS-it kanë nisur grevën, si veprim sindikal përmes së cilës shprehen pakënaqësitë e sindikalistëve dhe punëtorëve të KEDS-it, lidhur me trajtimin jo të mirë që po u bëhet këtyre punëtorëve rreth pagave jo të dinjitetshme, mos implementimmit te pagesës për përvojën e punës, diskriminimit ne paga si rezultat i mos nivelizimit te pagave dhe shkelje tjera të të drejtave të punëtorëve që po ju ndodhin punonjësve të kësaj kompanie.

Kryetari i kësaj sindikate, Hysni Gashi, ka thënë se situata në KEDS është mjaft e rëndë, sepse është duke u bërë një nëpërkëmbje e punëtorëve në këtë kompani. Ai shtoi se kërkesat e punëtorëve në javët e para të muajit gusht kur u mbajtën grevat njëorëshe në çdo distrikt – ishin paralajmëruese, që nëse nuk ndryshojnë gjërat dhe nëse nuk plotësohen kërkesat e punëtorëve, do të jenë të detyruar të shkojmë në greva të përgjithshme. Ne kemi vendosë që edhe një herë të apelojmë tek institucionet shtetërore dhe ZRrE-ja të ketë më shumë kujdes me çështjen e punëtorëve të KEDS-it, ne te kunderten do te ndermarrim veprime edhe me radikale per realizimin e kerkesave te punetoreve te KEDS-it”, tha Gashi.

Kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini, ka theksuar se përmes kësaj greve po i shprehin pakënaqësitë punëtorët e KEDS-it lidhur me mosrealizimin e kërkesave të tyre rreth rritjes së pagave dhe të drejtave tjera që parashihen me Ligjin e Punës dhe Kontratën kolektive, të cilat të drejta punonjësve të KEDS-it po u cenohen çdo ditë nga punëdhënësi i tyre. Ai nder te tjera ka theksuar faktin se puna e sindikalisteve gjithmonë ka qenë një lufte e vazhdueshme për realizmin e qëllimeve sindikale, andaj nëse ju si sindikalistë jeni unik dhe të bashkuar në qëllimet tuaja do të jeni gjithmonë me të fortë dhe të pa thyeshëm në realizmin e kërkesave për të drejtat tuaja si punëtor. Gjithashtu z. Ajdini i beri apel qeveritarëve që të reflektojnë ne zgjedhjen e problemeve te sindikalistëve në të kundërtën Qeverisë i duhet të përballet me veprime edhe me rigoroze sindikale të ndërmarra nga punëtoret dhe sindikalistët e mbarë vendit.

Fjalë rasti dhe solidarizimi me sindikatën e ElektroKosovës, përpara grevistëve dhe punonjësve të KEDS-it mbajti edhe kryetari i SBASHK-ut z.Rrahman Jashari dhe Nënkryetari i SR KEK-ut z. Nexhat Llumnica.

BSPK me e bashkuar se kurrë me parë, ne luftën për realizmin e të drejtave të punëtorëve në nivel vendi!

11.09.201841473134 2106920702894383 182993137549967360 n41488568 2106920739561046 340600832242221056 n41539666 2106920846227702 7799455834085261312 n41537195 2106920806227706 2627576333592428544 n41663754 2106920882894365 301663655169097728 n41516688 2106920946227692 8305414827073863680 n 241472374 2106921106227676 8968442801301749760 n41493254 2106921532894300 8074479357600464896 n