BASHKIMI I SINDIKATAVE TË PAVARURA TË Kosovës

Telefoni:+383 (038) 222 859

Fjala e Kryetarit

më shumë

Statuti i BSPK-së

FSPE në përkrahje të BSPB-së takojnë kryetaren e Komisionit për Zhvillim Ekonomik

Një delegacion i FSPE-së i kryesuar nga kryetari i kësaj sindikate, Hysni Gashi dhe të përkrahur edhe nga Nënkryetarja e BSPK-së, Leonora Lokaj, ishin në Kuvend të Kosovës ku u takuan me kryetaren e Komisionit për Zhvillim Ekonomik znj. Sala Berisha dhe biseduan në lidhje me gjendjen e punëtorëve të KEDS-it dhe kërkesat e kësaj sindikate që të mos zvogëlohen shpenzimet operative për pagat e punëtorëve, respektivisht kërkuan rritjen e tyre!
Në këtë takim deputetja Sala Berisha u njoftua detajisht nga përfaqësuesit e FSPE-së me aktualitetin e punonjësve dhe shkeljet drastike të të drejtave që u janë bërë këtyre punëtorëve nga udhëheqësit e KEDS-it si rezultat i mos implementimit të dispozitave të aplikueshme që e rregullojnë marrëdhënien e punës në vend, të cilat veprime jo ligjore kanë rezultuar dhe po rezultojnë edhe më shkëputjen e njëanshme dhe jo të ligjshme të kontratave të punës për punëtorët e KEDS-it.
Edhe Nënkryetarja e BSPK-së znj. Lokaj e njoftoj deputeten Sala Berisha mbi qëndrimin e BSPK-së, përkrahjen e pa rezervë të Kryesisë dhe udhëheqësise së BSPK-së sa i përket kërkesave të FSPE-së dhe veprimeve sindikale që kjo sindikatë ka paralajmëruar t’i ndërmerr për realizmin e qëllimeve të veta sindikale, gjithmonë për avancimin e të drejtave të punëtorëve.
07.08.201841141920 2104979259755194 2437474750289674240 n2018