BASHKIMI I SINDIKATAVE TË PAVARURA TË Kosovës

Telefoni:+383 (038) 222 859

Fjala e Kryetarit

më shumë

Statuti i BSPK-së

BSPK mbështetë grevën e paralajmëruar nga FSPE lidhur me të drejtat e punëtoreve të KEDS-it

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë Ekzekutive, diskutoj mbi gjendjen aktuale të punëtoreve, po edhe për pakënaqësitë tek punëtoret e KEDS-it dhe grevën e paralajmëruar me dt. 11.09.2018 të Sindikatës së ElektroKosvës – FSPE.

Përmes kësaj greve punëtoret e KEDS-it do t’i paraqesin pakënaqësitë e tyre lidhur me mos realizmin e kërkesave të FSPE-së rreth rritjes së pagave, dhe të drejtave tjera që parashihen me Ligjin e punës dhe Kontratën kolektive, të cilat të drejta punonjësve të KEDS-it po u cenohen çdo ditë nga punëdhënësi i tyre.

Andaj, BSPK-ja shprehë edhe njëherë përkrahjen për grevën e ardhshme të paralajmëruar nga FSPE dhe cilindo veprim të ardhshëm sindikal që do ta ndërmerr kjo federatë konformë Ligjit për Organizimin sindikal, me qëllim të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të punëtorëve të KEDS-it.

Info rreth organizimit:
• Greva do të mbahet me 11 shtator 2018, duke filluar nga ora 08:30 deri në 16:30 në hapësirat e Objektit të KEDS-it në Prishtinë, rruga “Bill Klinton” nr. 5. Në këtë grevë do të marrin pjesë punëtoret e gjitha Distrikteve dhe Nëndistrikteve të KEDS-it, të cilët do të vijnë në mënyrë të organizuar me autobus.41426710 2106252389627881 8501989836624756736 n