BASHKIMI I SINDIKATAVE TË PAVARURA TË Kosovës

Telefoni:+383 (038) 222 859

Fjala e Kryetarit

më shumë

Statuti i BSPK-së

BSPK-ja përkrah grevën e paralajmëruar nga punëtorët e KEDS-it

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se e përkrah grevën e paralajmëruar nga Sindikata e Elektrokosovës (FSPE), për të martën, më 11 shtator 2018.ajdini bspk“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë Ekzekutive, diskutoj mbi gjendjen aktuale të punëtoreve më theks të veçantë pakënaqësitë tek punëtoret e KEDS-it dhe grevën e paralajmëruar me dt. 11.09.2018 të Sindikatës së ElektroKosvës – FSPE, përmes së cilës do t’i shprehin pakënaqësitë punëtoret e KEDS-it lidhur me mos realizmin e kërkesave të tyre rreth rritjes së pagave, dhe të drejtave tjera që parashihen me Ligjin e punës dhe Kontratën kolektive, të cilat të drejta punonjësve të KEDS-it po u cenohen çdo ditë nga punëdhënësi i tyre.

Andaj, përmes kësaj komunikate BSPK-ja shprehë edhe njëherë përkrahjen për grevën e ardhshme të paralajmëruar nga FSPE dhe cilindo veprim të ardhshëm sindikal që do ta ndërmerr kjo federatë konformë Ligjit për Organizimin sindikal, me qëllim të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të punëtorëve të KEDS-it”, thuhet në komunikatë.