BASHKIMI I SINDIKATAVE TË PAVARURA TË Kosovës

Telefoni:+383 (038) 222 859

Fjala e Kryetarit

më shumë

Statuti i BSPK-së

Protesta e SBASHK-ut

41345297 2424709624220741 3710432146914017280 n 141336420 2424710600887310 8831012716937216000 n 1

Protesta e SBASHK-ut Udhëheqësit sindikal të Çerdheve, Shkollave fillore, Shkollave te mesme, Universiteti dhe Kulturës me dt.08.09.2018 protestuan për paga të dinjitetshme ne ligjin e pagave te shërbyesve publik qe pritet te miratohet nga Parlamenti i Kosovës dhe kërkuan dialog gjithëpërfshirës social në arsim para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Protestuesit me moton "Duam vend meritor në ligjin e pagave" duke brohoritur parullat qe mbanin ne duar “Kryeministër ktheje ligjin e pagave për korrigjim”,”Ministër punonjësit e arsimit e kulturës duan trajtim meritor “,”Kryeministër ne jemi zëri i 27.000 punëtorëve të arsimit e kulturës - dëgjoje këtë zë”,”Deputetë mos lejoni të mbyllën shkollat “,”Ju nuk do të ishit pa ne”,”Kryeministër dhe ju ministra mendoni për mësuesit tuaj “,”Pa arsim ardhmëria e një vendi është e errët”,ata marshuan neper sheshin Nëna Terezë drejt ndërtesës se Qeveris se Kosovës. Protesta u organizua për te kundërshtuar dispozitat e Ligjit për Pagat në sektorin publik, të cilat pritet të miratohet ne kuvendin e Kosovës, ku punëtoret arsimor janë të ranguar ne koeficientin 2 nga koeficienti më i lart qe është 12. Në krye të protestave, ishte Rrahman Jasharaj kryetar i SBASHK-ut i cili në emër te gjithë punëtorëve të arsimit dhe kulturës ka kërkuar që qeveria ta korrigjoj Projektligjin e pagave për t’ju dhënë vend meritor punëtoreve të sistemit të arsimit dhe të kulturës te Republikës së Kosovës. Ai ka kujtuar qeverinë se ky është vetëm fillimi i veprimeve sindikale dhe nëse qeveria nuk reflekton ne realizimin e kësaj kërkese, atëherë i terë sistemi arsimor do të paralizohet. Nga kjo protestë e duke përcjellë zërin e të gjithë të punësuarve në sistemin arsimor të Kosovës dhe në kulturë edhe një herë publikisht Kryeministrit Haradinaj dhe Qeverisë i janë dorëzuar kërkesat e protestuesve : 1. Të ngritën koeficientet e paraparë në Projektligjin e pagave, për punonjësit arsimor dhe të kulturës për 30% . 2. Të zbatohet në tërësi Kontrata Kolektive për Arsimin e Kosovës e nënshkruar nga MASHT e SBASHK SBASHK pret angazhim të shpejtë e konkret të Qeverisë lidhur me këto kërkesa në të kundërtën do të jemi të shtyrë të vazhdojmë me veprime sindikale duke respektuar vullnetin dhe zërin e punëtorëve të sistemit arsimor, të shkencës dhe Kulturës. Protestën e kanë mbështetur të gjitha federatat sindikale në krye me kryetarin e konfederatës së bashkimit të sindikatave të pavarura ( BSPK), të Kosovës z.Avni Ajdini, i cili ishte edhe pjesëmarrës në protestë. Protesta ka përfunduar e qetë.