BASHKIMI I SINDIKATAVE TË PAVARURA TË Kosovës

Telefoni:+383 (038) 222 859

Fjala e Kryetarit

më shumë

Statuti i BSPK-së

BSPK viziton Sindikatën e Punëtorëve të Postës-mbështetë grevën e punëtorëve

Një delegacion i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, në përbërje për Kryetarit z. Avni Ajdini, nënkryetares znj. Leonora Lokaj dhe anëtarit të Kryesisë ekzekutive Ymer Ymeri, sot vizituan Sindikatën e Punëtorëve të Postës dhe punëtoret e këtij dikasteri, të cilët kanë hyrë në grevë dit më parë, për tu njohur me gjerësisht për situatën e krijuar dhe pakënaqësitë e punëtorëve.

Në këtë takim përfaqësuesit e BSPK-së u priten nga Kryetari i kësaj sindikatë z. Etrit Hoti me kryesinë dhe kryetaret e degëve.

Kryetari i kësaj sindikatë z. Hoti theksoj se veprimet sindikale nuk do të ndalen derisa t’i realizojnë kërkesat e tyre si në vijim:

1. Realizmi i pagave për të gjithë punonjësit e Postës së Kosovës;
2. Garantimi me shkrim nga menxhmenti, Bordi dhe Qeveria e Kosovës që ekzekutimi i pagave në muajit e ardhshëm të bëhet brenda afatit ligjor;
3. Qeveria e Kosovës të kryej urgjentisht obligimet ligjore ndaj postës-rimbursimin e humbjeve në Shërbimin Universal Postar dhe e njëjta t’i mundësoj postës të marr shërbimet që iui ka secili operator postar në rajon dhe më gjerë (pensionet dhe skemat e ndryshme sociale, shpërndarja e faturave për shërbime publike si dhe themelimi i Post-Bankës.

Andaj, BSPK-ja shprehi edhe njëherë përkrahjen për veprimet e ndërmarra sindikale që po ndërmerr kjo sindikatë konformë Ligjit për Organizimin sindikal, me qëllim të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të punëtorëve të Postës dhe gjithashtu i njoftoj të njëjtit se do të jenë në mbështetje të tyre edhe në vijim derisa të realizohen kërkesat e këtyre sindikalistëve.41691119 1933743503352723 1185083439490007040 n41530676 287993272020005 4563703068998238208 n