BASHKIMI I SINDIKATAVE TË PAVARURA TË Kosovës

Telefoni:+383 (038) 222 859

Fjala e Kryetarit

më shumë

Statuti i BSPK-së

BSPK përkrahë protestën e SBASHK-ut

 30227100 1994299140823207 2375330378857578496 o1

BSPK përkrahë protestën e SBASHK-ut

SBASHK të shtunën në protestë para ndërtesës së Qeverisë

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë Ekzekutive, diskutoj mbi gjendjen aktuale të punëtoreve më theks të veçantë pakënaqësitë tek punëtoret e arsimit dhe protestën e paralajmëruar të SBASHK-ut për dt. 08.09.2018, përmes së cilës do t’i shprehin pakënaqësitë e punëtoreve të sistemit arsimor lidhur me radhitjen tepër të ulët dhe jo meritore në ranglisten e Projektligjit për paga.

Në këtë mbledhje të Kryesisë Ekzekutive njëzëri u vendos që të përkrahet protesta dhe cilido hap i ardhshëm që do ta ndërmerr SBASHK-u lidhur me zgjidhjen e kërkesave të punëtoreve të arsimit, ngase sipas tyre sistemi arsimor është shtylla kyçe e vendit dhe qeveria jonë duhet ta trajtoj në menynë sa me meritore.

SBASHK të shtunën me dt. 08.09.2018 në protestë para ndërtesës së Qeverisë

Të punësuarit në sektorin e arsimit nga çerdhet e deri edhe në Universitete janë të zhgënjyer me veprimin e Qeverisë, e cila aprovoi Projektligjin për paga duke mos përfillur sa duhet kërkesat e vazhdueshme të SBASHK-ut për pozitë meritore në këtë Projektligj të punëtorëve arsimor.
Ky veprim i Qeverisë pikërisht në ditën kur filloi viti i ri shkollor ka bërë që punëtorët e arsimit të ndjehen të diskriminuar e të degraduar dhe prandaj kanë kërkuar nga organet udhëheqëse të SBASHK-ut që niset me veprime konkrete sindikale.

Protesta do të këtë rrjedhë:
Autobusët me pjesëmarrës me kohë nisen nga çdo komunë dhe parkohen në parkingun te Pallati i Rinisë dhe Sporteve,
Ora 11 e 30 deri në orën 11 e 45 protestuesit bëhen bashkë te Sheshi "Zahir Pajaziti" ( te Hoteli "Grand"),
Ora 11 e 45 protestuesit në mënyrë të organizuar marshojnë nëpër Sheshin "Nëna Terezë" deri të ndërtesa e Qeverisë.
Ora 11 e 55 fjalë rasti dhe leximi i kërkesave,
Ora 12 e 30 përfundimi i protestës dhe shpërndarja e protestuesve.

SBASHK u drejtohet kryetarëve të shoqatave sindikale të shkollave fillore, të mesme dhe njësive akademike të Universiteteve të Kosovës, anëtarëve të Këshillit Drejtues, kryetarëve të niveleve komunale dhe të Universiteteve, që të jenë pjesë e kësaj proteste, që shënon fillimin e veprimeve sindikale nëse Qeveria nuk reflekton, dhe të kenë qëndrim të dinjitetshëm ashtu si u ka hije njerëzve të dijes dhe kulturës.