BASHKIMI I SINDIKATAVE TË PAVARURA TË Kosovës

Telefoni:+383 (038) 222 859

Fjala e Kryetarit

më shumë

Statuti i BSPK-së

28 prilli është një ditë, në të cilën sindikatat në botë përkujtojnë dhe nderojnë kujtimin e viktimave të aksidenteve dhe sëmundjeve në punë.

Për ta shënuar këtë datë, BSPK-ja në bashkëpunim me QPA-në organizoi një tryezë pune ku u diskutuan çështjet e sigurisë dhe të shëndetit në punë.

Në këtë takim u mbajt një minutë heshtje për t’i nderuar kujtimet e viktimave të aksidenteve dhe sëmundjeve në punë. Gjithashtu u përcaktuan disa direktiva për të ardhmen si t’i funksionalizojmë më shumë brenda sindikatave koordinatoret që në suaza të caktuara kohore  të raportojnë në BSPK lidhur me implementimin e Ligjit për mbrojtje dhe siguri në punë, si dhe aksidentet eventuale të punës, në mënyrë që BSPK-ja dhe federatat/sindikatat tjera  ta kenë  një pasqyrim dhe të mbajnë evidenca të sakta mbi këto aksidente që lidhen me kushtet e punës dhe të jetë më e zëshme në kërkimin e përgjegjësisë para  organeve gjegjës.31432196 2203909609634093 1342086819398811648 n

31344184 2203911156300605 8468549152538624000 n