BASHKIMI I SINDIKATAVE TË PAVARURA TË Kosovës

Telefoni:+383 (038) 222 859

Fjala e Kryetarit

më shumë

Statuti i BSPK-së

Takimi i Këshillit Organizativ të Protestës së 1 Majit

30594921 2181404515217936 1561000675410706432 o

 

Në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës u mbajt Këshilli Organizativ për organizimin e protestës së 1 Majit, ku  me shumicë votash u zgjodhën Kryetari dhe Nënkryetari i Këshillit Organizativ dhe u ndanë punët dhe përgjegjësitë e secilit që është pjesë e këtij organizmi.

BSPK-ja është më e vendosur me shume se kurrë për ta shënuar 1 Majin-Ditën ndërkombëtare të punëtorëve më një protestë, përmes së cilës pretendon që të trokas në ndërgjegjen e organeve gjegjëse se pozita e punëtoreve në vend nuk është e mirë dhe se duhet të punojmë sa më shumë për t’i avancuar të drejtat e punëtorëve përmes implementimit të ligjeve, Kontratës Kolektive dhe akteve tjera juridike që rregullojnë marrëdhënien e punës në vend, për të ju ofruar sadopak stabilitet dhe siguri në punë punëtorëve.

Andaj, BSPK-ja bënë thirrje që të mobilizohemi sa më shumë punëtorët, sindikatat  dhe shoqëria civile që me 1 Maj, ne Ditën ndërkombëtare të punëtorëve, ta kemi një protestë sa më masive dhe të përçohet sa më fuqishëm zëri  i punëtoreve.