BASHKIMI I SINDIKATAVE TË PAVARURA TË Kosovës

Telefoni:+383 (038) 222 859

Fjala e Kryetarit

më shumë

raporti vjetor 2018.fw

Statuti i BSPK-së

Linqe - Sindikatat

SBASHK

Sindikata E Re Kek

Sindikatave e metalve 

Sindikatave e Shëndetësisë së Kosovës

SIndikata e media 

Sindikata e Trepçës


Avni Ajdini

Avni AjdiniAvni Ajdini u lind me 09.09.1954 ne Rahovic te Preshevës. Shkollën e mesme e përfundoi në
Mitrovicë ndërsa Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore dega e kimisë e në Prishtinë me
datën 12.3.1988, ku mori titullin Profesorit të Kimisë. Fakultetin e Teknologjisë e përfundoi në
Beograd në vitin 1980.

Prej vitit 1980 punoi në Institutin e Mbrojtjes dhe Industrisë IMN Kosova, si drejtor i prodhimit
derisa në hynën masat e dhunshme. Në vitin 1990 në këtë ndërmarrje u formua shoqata
sindiakale ku u zgjodh kryetar i kësaj shoqate. Nga kjo shoqatë sindikale u kriju Federata e
Ndërtimtarisë SPNPK Kosova. Në vitin 1990 kjo Federatë iu bashkua Bashkimit të Sindikatave
të Pavarura të Kosovës - BSPK, Kryetar i së cilës ishte Hajrullah Gorani. Nga ky vit BSPK me
Federata e saj ka bërë punë të palodhme për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive sindikale.
Ne kuadër të Federatës së Ndërtimtarisë filloi me funksionin e sekretarit të federatës deri në vitin
1990. Në vitin 2000 u zgjodh kryetar i Federatës për 2 mandate . Ndërsa në vitin 2011 u zgjodh
nënkryetar i BSPK. Në shtator të vitit 2017 në kongresin e VII-të zgjedhor BSPK u zgjodh
kryetar i BSPK. Në mandatin e kryetarit të BSPK qëllimin kryesor e ka mbrojtjen e të drejtave
të punëtorëve përmes avancimit të ligjeve dhe implemtimit te tyre dhe kontributin maksimal në
zhvillimin e qështjeve sociale ekonomike për të mirën e vendit tonë Republikën e Kosovës.