BASHKIMI I SINDIKATAVE TË PAVARURA TË Kosovës

Telefoni:+383 (038) 222 859

Fjala e Kryetarit

më shumë

raporti vjetor 2018.fw

Statuti i BSPK-së

Linqe - Sindikatat

SBASHK

Sindikata E Re Kek

Sindikatave e metalve 

Sindikatave e Shëndetësisë së Kosovës

SIndikata e media 

Sindikata e Trepçës


  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BPSK) është një asociacion i sindikatave të pavarura, e themeluar në vitin 1990. BSPK është organizatë sindikale demokratike dhe apolitike. Ajo karakterizohet nga anëtarësimi vullnetar, mos diskriminimi në baza kombësie, feje, bindjeje politike, statusi social, apo niveli arsimor, si dhe nga pavarësia prej partive politike, organeve të pushtetit dhe bashkësive fetare.

Misioni i BSPK-së është të qëndrojë në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve dhe synon realizimin e avancimin e tyre përkundrejt qeverisë apo punëdhënësve.

Prioritet e BSPK-së janë:

  • Respektimi i të drejtave themelore të punësuarve;
  • Zhvillimi i dialogut social në nivel vendor;
  • Hartimi, negocimi, dhe zbatimi i marrëveshjeve kolektive në nivel vendi;
  • Promovimi i politikave për krijimin e kushteve dinjitoze të punës për të gjithë të punësuarit;
  • Angazhimi për eliminimin e çdo lloj diskriminimi nga marrëdhënia e punës.

Prioritet dhe qëllimet kryesore të veprimtarisë së BSPK-së janë:

  • Humanizmi dhe demokratizimi i shoqërisë si dhe respektimi i pluralizmit sindikal dhe eliminimi i çdo lloj diskriminimi;
  • Realizimi i interesit nga marrëdhënia e punës me qëllim të plotësimit të nevojave materiale e sociale të punëtorëve;
  • Mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të punëtorëve duke u mbështetur në legjislacionin në fuqi dhe konventat ndërkombëtare;
  • Angazhimi maksimal për punëtorët e tjerë që nuk janë kthyer në punë, apo ata të cilët aktualisht janë të pa punë;
  • Sigurimi i një legjislacioni demokratik bashkëkohorë që sanksionon dhe mbron të drejtat e punëtorëve duke bërë propozime konkrete pranë organeve ligjdhënëse;
  • Mbrojtja e të drejtës për zgjedhje të lirë të profesionit, vendit të punës, ngritjen e nivelit arsimor dhe kualifikimit profesional sipas vendit të punës;
  • Mbrojtja e anëtarëve nga veprimet burokratike, arbitrare apo largimet (përjashtimet) e padrejta nga puna nga ana e punëdhënësit;
  • Ushtrimi i presionit për punësimin e punëtorëve të pa punë si dhe të atyre që për shkaqe ekonomike mbetën të papunë dhe angazhim për zgjedhjen e statusit të tyre;
  • Solidariteti me sindikatat vendore dhe ndërkombëtare;
  • Dhënia e kahjes politike sindikale, ekonomike dhe organizative;
  • Bashkëpunimi reciprok në mes të sindikatave të pavarura kombëtare dhe ndërkombëtare;
  • Rregullimi i raporteve ndër sindikale dhe zgjedhja e konflikteve eventuale me qëllim të forcimit të unitetit dhe fuqisë sindikale;
  • Bashkëpunimi reciprok me Qeverinë dhe punëdhënësit në kuadër të partneritetit;
  • Zhvillimi i sistemit të marrëveshjeve kolektive, dialogut social tripalësh;
  • Presioni për hartimin dhe zbatimin e detyrueshëm të marrëveshjes kolektive të lidhur në mes partnerëve social;
  • Angazhimi për krijimin e një shteti social me drejtësi sociale;

 auto bspk 68411524732816

Udhëheqesia e BSPK-së

Kryetar

Avni Ajdini

Avni Ajdini

Nënkryetari i parë

Atdhe Hykolli

Nënkryetare

lll

Leonora N. Lokaj

BSPK-ja në Konfederaten e Sindikatave të lira Botërore ITUC

BSPK-ja është Konfederata Sindikale e vetme në Kosovë e antarësuar në Konfederaten e Sindikatave të lira Botërore ITUC me seli në Bruksel si dhe vëzhguese në Konfederatën sindikale Europiane ETUC me seli në Bruksel.
Kliko në nyjet më poshtë për të vizituar web-faqet e këtyre organizatave.

Partnerët

Avni Ajdini

Kryetar

Atdhe Hykolli

Nënkryetar

Leonora N Lokaj

Nënkryetare

22396861 275309119643743 595984095 oSindikatat e Pavarura të Kosovës, më vonë Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (shkurt BSPK), si asociacion jopartiak, u themelua në periudhën e vlimeve të mëdha politike, mu atëherë kur bëhej fjalë për rrënimin e autonomisë së Kosovës dhe kërcënimet serioze të qenies shqiptare në trevat etnike brenda kufijve të shtetit jugosllav. Në atë periudhë kohore, zhvillimet politike ishin të atilla, saqë të drejtat e punëtorëve ishin vetëm një segment i të drejtave që po i humbiste populli shqiptar i Kosovës, prandaj, në rradhë të parë, nevojë imediate e kohës ishte mbrojtja e qenies kombëtare. Konform këtyre zhvillimeve misioni i këtij subjekti sindikal ishte mbrojtja e identitetit kombëtar në kuadër të së cilës do të bëhej mbrojtja e së drejtës për punë.

logo anash

Pra mbështetur në keto, mund të thuhet se BSPK-ja asokohe kishte ngjyrime politike, për çfarë e dokumenton edhe motoja e përherëshme e kësaj sindikate me slloganin: "Pa Liri Kombëtare, nuk ka as Liri Sindikale". Edhe pse tubimi i parë i veprimtarisë sindikale u mbajt në objektin e Institutit Albanologjik të Prishtinës, ku edhe u zgjodh Këshilli Nismëtar, BSPK si subjekt sindikal u formësua në Kongresin e Parë, i cili u mbajt në Pallatin e Kulturës të qytetit në Gjakovë, duke filluar me punime me 30.06.1990 e deri me 01.07.1990, me pjesmarrjen e rreth 600 delegatëve, me ç'rast Hajrullah Gorani u zgjodh Kryetar, i cili edhe njihet si kryetar i parë i sindikatave të Kosovës.

Sipas vendimeve të këtij Kongresi po ashtu me aklamacion, u zgjodh një trup punues me emertimin "Këshilli Koordinues", që në fakt e përbënin anëtarë nga lista e Këshillit nismëtar dhe për detyrë kishin themelimin e degevë sindikale. Ky këshill luajti rolin e Kryesisë së BSPK-së deri në Kuvendin e Parë zgjedhor. BSPK-ja si asociacion sindikal, me aktivitetet e veta do t'u prijë të gjitha zhvillimeve politike që ndodhen ne atë periudhë, siç është shpallja e Deklaratës Kushtetuese me 2 korrik 1990, ndërsa pas grevës së 3 shtatorit 1990, delegatët e Kuvendit të Kosovës do ta miratojnë me 7 shtator 1990, ne Kaçanik edhe Kushtetutën e Parë të Republikës së Kosovës.

Pos kësaj BSPK-ja do të ketë një rol të rëndësishëm edhe në zhvillimet e tjera politike. Veprimtarët sindikalë dhanë kontribut të çmuar edhe në luftën për çlirimin e Kosovës, duke u inkuadruar në Ushtrinë ?‡lirimtare të saj, e që ndër të parët u radhit Hamzë Jashari, i cili më herët ishte edhe anëtar i Kryesisë së Sindikatës së Pavarur të Metalistëve të Kosoves. BSPK-ja edhe pas çlirimit do të luaj një rol të fuqishëm, veçanërisht në rindërtimin dhe zhvillimin e të gjitha segmenteve per formësimin e shtetit të Kosoves.

Avni AjdiniAvni Ajdini u lind me 09.09.1954 ne Rahovic te Preshevës. Shkollën e mesme e përfundoi në
Mitrovicë ndërsa Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore dega e kimisë e në Prishtinë me
datën 12.3.1988, ku mori titullin Profesorit të Kimisë. Fakultetin e Teknologjisë e përfundoi në
Beograd në vitin 1980.

Prej vitit 1980 punoi në Institutin e Mbrojtjes dhe Industrisë IMN Kosova, si drejtor i prodhimit
derisa në hynën masat e dhunshme. Në vitin 1990 në këtë ndërmarrje u formua shoqata
sindiakale ku u zgjodh kryetar i kësaj shoqate. Nga kjo shoqatë sindikale u kriju Federata e
Ndërtimtarisë SPNPK Kosova. Në vitin 1990 kjo Federatë iu bashkua Bashkimit të Sindikatave
të Pavarura të Kosovës - BSPK, Kryetar i së cilës ishte Hajrullah Gorani. Nga ky vit BSPK me
Federata e saj ka bërë punë të palodhme për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive sindikale.
Ne kuadër të Federatës së Ndërtimtarisë filloi me funksionin e sekretarit të federatës deri në vitin
1990. Në vitin 2000 u zgjodh kryetar i Federatës për 2 mandate . Ndërsa në vitin 2011 u zgjodh
nënkryetar i BSPK. Në shtator të vitit 2017 në kongresin e VII-të zgjedhor BSPK u zgjodh
kryetar i BSPK. Në mandatin e kryetarit të BSPK qëllimin kryesor e ka mbrojtjen e të drejtave
të punëtorëve përmes avancimit të ligjeve dhe implemtimit te tyre dhe kontributin maksimal në
zhvillimin e qështjeve sociale ekonomike për të mirën e vendit tonë Republikën e Kosovës.