Komunikatë për medie

Prishtinë, 25. Maj 2013
Duke u bazuar në gjendjen aktuale dhe shqetësimet e grumbulluara lidhur me të drejtat që u takojnë punëtorisë kosovare, Këshilli Organizativ i Protestës që përfaqëson 14 federatat sindikale të BSPK-ës, për mjetet e informimit publik lëshon këtë komunikatë: Ftohet punëtorët, punëtorët e mbetur papunë, studentët, shoqëria civile dhe pensionistët, që me dt. 29.05.2013 në ora 11: 55,  të marrin pjesë në protestën e përgjithshme të organizuar nga  BSPK, e cila  do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza“ në Prishtinë, me moton “pesë minuta para dymbëdhjetëve”.

Lexo njoftimin në tërësi

 

Njoftim për Protestë

Prishtinë, 22. Maj 2013
Ju njoftojmë se BSPK së bashku me degët e saja Sindikale me zyrat regjionale të saj me Sindikatën e Pensionistëve të Kosovës dhe me OJQ-të të ndryshme organizon protestë. Vendtakimi i protestuesve do të jetë parkingu i autobusëve tek Sheshi 21 dhe parakalimi do të bëhet prej udhëkryqit tek Katedralja drejt hotelit Grand dhe pikëtakimi do të jetë para Teatri Kombëtar në Sheshin “Nëna Terezë”

Lexo njoftimin në tërësi



Njoftim për medie

Prishtinë, 4. Prill 2013
Me datën 12 dei me 15 Mars, në Sofia të Bullgarisë u mbajt mbledhja e parë regjionale e Projektit Rajonal "Trajtimi i tatimeve, ekonomisë informale dhe korrupcioni në Ballkanin Përendimor- drejt qeverisjes më të mirë dhe më demokratike" organizuar nga ITUC dhe Pan European Regjional Council PERC/LO-N. BSPK-ja përfaqësoi Kosovën në këtë takim ku morrën pjesë edhe sindikalistët nga Shqipëria, Kroacia, Bosnja dhe Herzegovina, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia.

Referati nga Martin Hutsebaut

 

Reagim publik i BSPK-së

Prishtinë, 12. Mars 2013
Të indinjuar nga shkrimi tendencioz, qëllimkeq e me fakte të pabazuara të gazetarit Lulzim Demolli, publikuar me 11.03.2013 në të përditshmen "KOHA DITORE" me titull: "BSPK-ja humb legjitimitetin e përfaqësimit të punëtorëve".

Lexo reagimin në tërësi

 

Njoftim për medie

Prishtinë, 9. Janar 2013
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me bashkëpunëtor vizitoi sot selinë e BSPK-së dhe zhvilloi një takim me drejtuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Lexo njoftimin në tërësi



Njoftim për medie

Prishtinë, Dhjetor 2012

Këshilli Ekonomik Social – KES, i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe Odës Ekonomike mbajti disa takime gjatë muajit dhjetor 2012 ku temë kryesore ishte Kontrata e Përgjithshme Kolektive.

Lexo njoftimin në tërësi



 

Njoftim për Medie

Prishtinë, 29. Nëntor 2012

Sot me datën 29 nentor 2012, në Ankara në Turqi po mbahet Konferenca përmbyllëse e Projektit te Komisionit Evropian "Urat Evropiane te Bashkëpunimit për Mbrojte dhe Siguri në Punë" - ECBOHS. Pjesmarrës në këtë Konferencë Ndërkombëtare janë përfaqsues të sindikatave dhe të odave ekonomike nga shtetet e ballkanit perendimore siq jane: Kosova, Shqiperia, Maqedonia, Mali i Zi, Sërbia dhe Turqia, si dhe ekspertë të Komisionit Evropian nga Finlanda, Anglia dhe Holanda. Mes personalitetesh tjera te Turqise prezent është edhe Minsitri i Punës dhe Qeshtjeve Sociale te Turqise z. Faruk Celik.

Kosova përfaqësohet nga 5 pjesmarrës të udhhequr nga z. Haxhi Arifi, kryetar i BSPK-se dhe zj. Zineta Daci nënkryetare e OEK dhe kryetare e Keshillit Ekonomiko Social.
Ne fjalën e tyre për zhvillimet në Kosovë përmenden edhe shenimin e 100 vjetorit te Pavarsisë së Shqiperise si dhe përshendetën lirimin e z. Ramush Haradinaj dhe te dy bashkeluftetareve te tij.

 

 

Njoftim për protestë

Prishtinë, 20. Nëntor 2012

Përmes këtij njoftimi ju bëjmë të ditur se me datën 22.11.2012, nga ora 10:00 deri në ora 14:00 do të mbahet PROTEST para objektit të Kuvendit Komunal të Prishtinës (objekti i vjetër ).

Lexo njoftimin në tërësi



Shpallje për përzgjedhjen e auditorit

Prishtinë, 7. Nëntor 2012

Ftohen të gjithë Auditorët e Licencuar dhe Zyret e Auditimit, që të dërgojnë ofertat e tyre për kryerjen e auditimit të shpenzimeve financiare në BSPK-ë për vitin 2011, të paraparë me Statutin e BSPK-së, Ligjin e Organizimit Sindikal në Kosovë dhe dispozitave tjera ligjore në fuqi.

Lexo shpalljen në tërësi

 

Memorandumi për bashkëpunim

Prishtinë, 22. Tetor 2012

LBashkimi i Sindikatave të pavarura të Kosovës dhe Shoqata për Mbrojtje dhe Shëndet në Punë (KOSHA) vendosën të avancojnë bashkëpunimin e tyre me nënshkrimin e këtij memorandumi.

Lexo komunikatën në tërësi

 

Komunikatë për media

Prishtinë, 22. Tetor 2012

Lidhet Marrëveshja e Bashkëpunimit në mes të Konfederatës Sindikale HAK-İŞ nga Republika e Turqisë (e cila referohet si HAK-İŞ) dhe Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (e cila referohet si BSPK) nga Republika e Kosovës.

Lexo komunikatën në tërësi

 

Dita botërore për punë me dinjitet

Prishtinë, 4. Tetor 201
1
Me datën 7. Tetor 2011 do të promovohet dita botërore për punë me dinjitet. Kjo iniciativë e filluar nga Konfederata e Sindikatave Botërore ITUC këtë vit do të zhvillohet për herë të katërt. Për më shumë informata ju lutemi të vizitoni uebfaqen: www.wddw.org


Kliko në videon më lartë për të shikuar videospotin promovues për ditën e katërt botërore për punë me dinjitet.

 

Komunikatë për media

Prishtinë, 29. Shtator 2011

Kryetari i BSPK-së Haxhi Arifi dhe Dafina Mehaj zyrtare për Marrëdhënie Ndërkombëtare, morën pjesë në Shkollën e IV- të, Verore Sindikale- ITUC- PERC.

Lexo komunikatën në tërësi

 

 

URIME FESTA E FITËR BAJRAMIT

Prishtinë, 29. Gusht 2011

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës të gjithë besimtarëve mysliman ua uron festën e Fitër Bajramit me lutjen që në të gjitha shtëpitë të mbretërojë paqja, harmonia dhe ngrohtësia familjare.

 

 

Komunikatë për medie

Prishtinë, 30. Qershor 2011

Zyra e projektit TACSO – në Kosovë në bashkëpunim me Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile  me  28 qershor 2011, organizuan punëtorinë me temën “Përfshirja e shoqërisë civile në procesin e hartimit të legjislacionit.

Lexo komunikatën në tërësi

 

Komunikatë për medie

Prishtinë, 29. Prill 2011

Me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK)  me përkrahje nga Friedrich-Ebert-Stiftung (FES)ka organizuar Tryezë të rrumbullakët në temën: 1 Maji - festë apo protestë?

Lexo komunikatën në tërësi

 

Komunikatë për medie

Prishtinë, 28. Prill 2011

Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung - FES në bashkëpunim me Shoqatën Kosovare për Mbrojtje në Punë – KOSHA, më 28 prill 2011, në Hotel Prishtina, organizuan Tryezë diskutimi për shënimin e Ditës botërore për siguri dhe shëndet në punë.

Lexo komunikatën në tërësi

 

Komunikatë për medie

Prishtinë, 20. Prill 2011

Punëtorët e Fabrikës " FAN" të Podujevës që tre ditë janë në grevë para fabrikës duke kërkuar informata pë paga dhe rritjen e pagave konform inflacionit dhe kushteve për jetesë.

Lexo komunikatën në tërësi

 

Komunikatë për medie

Prishtinë, 15. Prill 2011

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, morri pjesë në tryezën, Politikat Sociale në Kosovë: Prioritet dhe Sfidat, me 12 prill 2011.

Lexo komunikatën në tërësi

 

Komunikatë për medie

Prishtinë, 24. Mars 2011

Nën kryesinë e Haxhi Arifit, kryetar, më 9 mars 2010, është mbajtur mbledhja e rregulltë e rradhës e Këshillit Drejtues të BSPK-së.

Lexo komunikatën në tërësi

 

Komunikatë për medie

Prishtinë, 21. Mars 2011

Delegacioni i BSPK-së i kryesuar nga kryetari Haxhi Arifi, me 18 mars 2011 takuan Presidentin e Republikës së Kosovës Behxhet Pacollin.

Lexo komunikatën në tërësi

 

Komunikatë për medie

Prishtinë, 10. Mars 2011

Këshilli Drejtues i BSPK-së, në mbledhjen e vet të mbajtur me 09.03.2011, krahas shqyrëtimit të pregaditjeve për Kongresin V, shqyrëtoi edhe kërkesën e Federatës  Sindikale të Metalurgjisë dhe Industrisë Kimike të Kosovës (FSMIKK),me të cilën shprehej vullneti i punëtorëve për anëtarësimin e tyre në BSPK dhe mori vendim unanim që e njëjta të pranohet në kuadër të BSPK-së,me të drejtat dhe obligimet që parasheh Statuti i BSPK-së.

 

Komunikatë për medie

Prishtinë, 14. Shkurt 2011

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Haxhi Arifi po merr pjesë në Kongresin e BE-së, për Shoqëri Civile në Stamboll, Turqi nga (10-12 shkurt 2011).
Gjithashtu në këtë Kongres, janë të pranishëm edhe Komisioneri Evropian për zgjerim z. Shtefan Fyle, Ministri i Turqisë për Integrime Evropiane, si dhe shumë përfaqësues të Shoqërisë Civile  nga Balkani Perëndimor, ku Komisioni Evropian ju ka dhënë 32 projekte me vlerë prej 10 milion euro.



Komunikatë për media

Prishtinë, 2. Shkurt 2011

Shoqata Sindikale e “ Feronikeli ”-t  nga Drenasi, e udhëhequr nga Kryetarit Fehmi Nika, me dt 28.01.2011  mbajti i kuvendin e saj në përbërje të plotë.
Meqë pikat e rendit të ditës kishin të bëjnë lidhur me marrjen e disa vendimeve të rëndësishme për këtë subjekt sindikal, kuvendi i saj u monitorua nga ana e Kryetarit të BSPK-së Z. Haxhi Arifi.

Lexo komunikatën në tërësi

 

 

BSPK

  • BSPK-ja është Sindikata e vetme në Kosovë e antarësuar në organizatat sindikale Evropiane dhe Botërore.
    Kliko në nyjet më poshtë për të vizituar web-faqet e këtyre organizatave.


Kyqja në E-Mail për stafin e BSPK-së.

fgbutton